VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VLERA E JANUZAJT 25 MILIONË EURO - ËSHTË MES 100 LOJTARËVE MË ME VLERË NË BOTË

E Martë, 01.06.2015, 09:41pm (GMT1)

   
Mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, vlerësohet me 25 milionë euro dhe është në mesin e 100 lojtarëve më me vlerë në botë, thuhet në një hulumtim të kryer nga CIES Football Observatory, raporton Koha.net.

Januzaj, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar nën menaxhimin e David Moyesit, vlerësohet se ka një të ardhme të ndritur ndërsa çmimi i tij fillestar është 25 milionë dhe gjendet në pozitën e 73-të nga 100 lojtarët më të vlefshëm në botë.

CIES Football Observatory shkruan se Messi është lojtari më i vlefshëm në botë me 220 milionë euro ndërsa pas tij gjendet Cristiano Ronaldo me vlerë prej 133 milionë eurove.

Në pozitën e tretë gjendet Eden Hazard me vlerë 99 milionë euro ndërsa pas tij gjendet Diego Costa me 84 milionë.

Pesë pozitat e para i mbyll Paul Pogba me 74 milionë euro.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.