SHBA - NË FINALE NEW ENGLAND PATRIOTS DHE SEATTLE SEAHAWKS
E Hënë, 01.19.2015, 03:18pm (GMT+1)
Pamje nga një takim i mëparshëm i finales Super Bowl në futbollin amerikan
Në ndeshjen përfundimtare të futbollit amerikan, të njohur me emrin, Super Bowl, më 1 shkurt do të takohen ekipet New England Patriots dhe Seattle Seahawks.
Në ndeshjet gjysmëfinale, që u zhvilluan mbrëmë vonë, Seahawks fitoi kundër Green Bay Packers me rezultat 28-22, ndërsa ekipi Patriots ishte bindshëm më i mirë se Indianopolis Colts me rezultat 45-7.
Për ekipin Seattle Seahawks kjo do të jetë finalja e dytë e njëpasnjëshme, pasi vitin e kaluar triumfoi kundër ekipit Denver Broncos, me rezultat 43-8.
Për ekipin New England Patriots kjo do të jetë finalja e parë në 10 vitet e fundit.rel
www.voal-online.ch
|