AUSTRALIAN OPEN - SHARAPOVA E WILLIAMS NË FINALE
E Enjte, 01.29.2015, 08:18am (GMT+1)
Maria Sharapova
Tenistja ruse, Maria Sharapova, ka arritur në finalen për femra të turneut Australian Open.
Sharapova ka mundur rusen tjetër, Ekaterina Makarova, në Melburn, me rezultat 6-3, 6-2.
Në finale, Sharapova do të takojë tenisten amerikane, Serena Williams.
Willimas, me 18 tituj Grand Slam, ka mundur tenisten Madison Keys në një tjetër gjysmëfinale të luajtur në Melburn.
Turneu i tenisit Australian Open ka nisur më 19 janar dhe do të zgjasë deri më 1 shkurt. rel
www.voal-online.ch
|