VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ËNDRRA E MADHE E HALILIT - NBA

E Djelë, 02.08.2015, 11:43am (GMT1)


Halil Kanaceviç ka lënë gjurmë në skuadrën ku bëri karrierë për disa vite në SHBA. Ai pati një përvojë të shkurtër në Itali dhe tash me Union Olimpijan e Sllovenisë po paraqitet në dy liga evropiane.

Kanaceviç shpreson që së shpejti t'i bashkohet NBA-së, ligës që e kanë ëndërr të gjithë basketbollistët, shkruan sot "Koha Ditore".

Kanaceviç mund të bëhet basketbollisti i parë shqiptar që kalon në ndonjë skuadër të NBA-së. Në të vërtetë pak njerëz e dinë që Kanaceviç është shqiptar. Mbiemri i tij nuk e tregon prejardhjen e tij. Por ai është shqiptar me prejardhje nga Ostrosi i Tivarit të Malit të Zi. Familja e basketbollistit ka rreth 30 vite që jeton në SHBA, vend në të cilin edhe ka lindur Kanaceviç.

"Unë flas shqip, ndërsa familja ime vjen nga Ostrosi i Malit të Zi. Familja ime shkoi në SHBA rreth 30 vite më parë. Mbajmë kontakte me pjesën e familjes që ende jeton në Mal të Zi dhe i vizitojmë shpesh familjarët atje. Ne si familje kemi ruajtur shumë tradita të shqiptarëve. I mbajmë ende ato, ndonëse ka kohë që jemi në SHBA", ka thënë Kanaceviç për gazetën.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.