VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BALAJ NË MAJËN E RIJEKËS

E Djelë, 02.15.2015, 10:46am (GMT1)


I janë dashur vetëm pak ditë Bekim Balajt për të qenë në qendër të vëmendjes. Shqiptari tanimë është ai që do të zëvendësojë lojtarin më të mirë të deritanishëm Kramariç i cili ka qenë një nga golashënuesit më të mirë në Europë.

Gjithsesi, trajneri Kek është i bindur se Bekim Balaj do të shkëlqejë në kampionatin kroat dhe më të tej.

Të gjithë e kujtojnë për dy ngjarje. Golin e shënuar në Portugali dhe çështjen e Beogradit. Shqiptari deri tani ka shënuar tre gola dy në miqësore me Hajdukun e Sllavian, dhe atë në ndeshjen zyrtare me Lokomotivën, falë gjuajtjeve të tija precize.

Balaj tashmë është kthyer në zëvendësuesin ideal të Kramariç.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.