VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUSH KA MË SHUMË TIFOZË NË SHQIPËRI

E Djelë, 02.15.2015, 10:52am (GMT1)



Partizani është skuadra me numrin më të lartë të tifozëve për një ndeshje kur luan brenda në Kategorinë Superiore. Sipas publikimit të bërë nga statistikat e futbollit europian, "european-footballstatistics.co.uk", Partizani del skuadra me shikueshmërinë më të lartë në Superiore për sezonin futbollistik 2014-2015. Ndërsa Tomori i Beratit është skuadra më e ndjekur në Kategorinë e Parë. Të kuqtë e kryeqytetit përkrahen nga tifogrupi "Ultras Guerrils" si brenda dhe jashtë fushës. Shembulli më konkret ishte takimi me Skënderbeun në fushën asnjanëse të Durrësit, ku ishin të pranishëm rreth 4000 tifozë.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky sajt, del se mesatarja e tifozëve për një ndeshje të Kategorisë Superiore është 2135 tifozë për ndeshje, ndërsa mesatarja e tifozëve që ndjekin Partizanin në çdo ndeshje është 4370 veta. Mesatarja e tifozëve që ndjekin Tomorin në çdo ndeshje në Kategorinë e Parë është 783 veta. Duke parë tabelën e të dhënave shikohet se Partizani lë prapa disa skuadra të shteteve të ndryshme, ku spikat edhe CSKA-ja e Sofjes.

Shkëndija e Tetovës rezulton si klubi më i ndjekur në Maqedoni. Rekordin e shikueshmërisë për një ndeshje e mban Borusia e Dortmundit, me një mesatare 80.354 veta. Bundesliga gjermane del edhe kampionati me numrin më të lartë të tifozëve për një ndeshje, 43.014 veta. Në Itali, Milani është klubi më i ndjekur, në Spanjë kryeson Reali i Madridit, ndërsa në Angli, Mançester Junajdit është klubi me numrin më të lartë të përkrahësve për ndeshje.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.