VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATLETËT KOSOVARË S'LEJOHEN TË SHKOJNË NË BAKU 2015

E Enjte, 02.19.2015, 03:24pm (GMT1)

 
Federata Botërore e Atletikës ka mbyllur listat me numrin e shteteve dhe të atletëve që do të marrin pjesë në Lojërat e para Evropiane "Baku 2015", qoftë me normë apo edhe me ftesa speciale.

Kosova nuk është përfshirë, megjithëse ajo do të paraqitet në këtë garë me disa sporte të tjera.

Lajmi u është bërë i ditur edhe atletëve

Musa Hajdari, Astrit Kryeziu, Granit Kryeziu, Vijona Kryeziu e atletë të tjerë të Kosovës kot kanë shtuar intensitetin e përgatitjeve për pjesëmarrje në ngjarjen e parë olimpike për Kosovën, "Baku 2015".

Ata duhet të mendojnë për Lojërat Olimpike "Rio 2016" të Brazilit.

Kjo pasi atletët kosovarë nuk do të mund të paraqiten në Lojërat Evropiane që mbahen nga 12 deri më 28 qershor në Baku të Azerbajxhanit.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.