E Premte, 03.29.2024, 06:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
KUJTIM SHALA - HEROI KOSOVAR I FUTBOLLIT KROAT

E Djelë, 02.22.2015, 03:05pm (GMT+1)

   
"Përgëzime për Bobanin, por hero i asaj dite është Kujtim Shala".

Kështu ka thënë një ish-udhëheqës i grupit të tifozëve të Zagrebit "Bad Blue Boys" (BBB) kur është pyetur për ndeshjen e 13 majit të vitit 1990 ndërmjet Dinamos së Zagrebit dhe Crvena Zvezdës së Beogradit, që për shumëkënd shënoi edhe fillimin e luftës në ish-Jugosllavi.

Lojtari i njohur kroat, Zvonimir Boban, kishte goditur me shqelm në gjoks një polic që po sulmonte tifozët kroatë, dhe ajo skenë është më e njohura nga ajo ditë. Bobani njihet si hero në Kroaci për atë veprim, por njëjtë, nëse jo edhe më shumë, vlerësohet Kujtim Shala nga tifozët e vërtetë të Dinamos.

Shala, tani 50-vjeçar, ishte i adhuruar nga BBB-ja, grupi i njohur i tifozëve të Dinamos. Shala ka lënë gjurmë te Dinamo, por gjurmët e tij vërehen edhe te klubet e tjera ku ka luajtur, te Liria e Prishtina në Kosovë, Partizani i Beogradit, Rennesi në Francë dhe te disa skuadra të futbollit në Gjermani. Gjurmë ka lënë edhe te përfaqësuesja e Kroacisë në futboll dhe më vonë prapë te Prishtina, këtë herë si trajner.

Shala tani jeton në Gjermani, punon si trajner në një klub jo shumë të madh. Për Dinamon ka luajtur dy vjet, por ka mbetur simbol i tifozëve veteranë të këtij klubi me nam.

Ai është vlerësuar hero i ndeshjes që nuk u luajt ndërmjet Dinamos e Zvezdës, ndonëse nuk ishte fare në formacion për atë takim. Në të vërtetë, Shala ishte i suspenduar për ndeshjen historike për shkak të një incidenti të mëhershëm që ndodhi në Sarajevë.

"Ka pasur rrahje brutale në takimin me Sarajevën. Jam sulmuar në zhveshtore, isha në mes 15-20 lojtarëve të Sarajevës. Për këtë është dashur të thyeja shishen e ujit për muri dhe të mbrohesha me të. Nuk kisha rrugëdalje tjetër, kur e panë shishen e thyer u larguan", ka treguar Shala në një bisedë për gazetën...kd

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ATLETËT KOSOVARË S'LEJOHEN TË SHKOJNË NË BAKU 2015 (02.19.2015)
KUPA E KRIKETIT 2015 - PAKISTANI KUNDËR INDISË (02.15.2015)
KUSH KA MË SHUMË TIFOZË NË SHQIPËRI (02.15.2015)
ABRASHI TRI VITE KONTRATË ME GRASSHOPERS (02.15.2015)
BALAJ NË MAJËN E RIJEKËS (02.15.2015)
NISI KAMPIONATI BOTËROR I KRIKETIT 2015 (02.14.2015)
KOMANDANTI ËSHTË LUIS ENRIQUE - JO MESI (02.13.2015)
BENZEMA - NUK LUAJ PËR TË DALË PARA KAMERËS (02.13.2015)
RONALDINHO TRANSFEROHET NË ANGOLA (02.13.2015)
FUTBOLLISTI RREH BRUTALISHT TË FEJUARËN - KLUBI E PËRJASHTON (02.13.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]