VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ANCELOTTI - ËNDËRROJ TË JEM TRAJNER I ITALISË

E Shtunë, 02.28.2015, 10:32am (GMT1)


Trajneri i Real Madridit ka thënë se "ëndrra" e tij është të marrë përgjegjësinë e ekipit kombëtar dhe ta fitojë Kupën e Botës para se ai të përfundon karrierën e tij.

55-vjeçari ka fituar një mori titujsh me Juventusin, Milanin, Chelsean, Paris Saint-Germain dhe Real Madridin.

Megjithatë, trajneri aktual i Real Madridit thotë se ai ka ambicie të drejtojë përfaqësuesen e vendit të tij.

"Ëndrra ime është të jam trajnerit i ekipit kombëtar italian. Dhe unë shpresoj që në të ardhmen të realizoi atë, sepse dua të fitoi Kupën e Botës me Italinë", ka thënë Ancelotti.

Real Madridi i Ancelottit aktualisht është kampion evropian dhe botëror dhe për momentin ka katër pikë më shumë se Barcelona në La Liga.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.