VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FIFA I KËRKON IRANIT QË TË LEJOJË GRATË NË STADIUME

E Shtunë, 03.07.2015, 04:41pm (GMT1)


Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, ka thënë se ndalimi i grave në Iran që të ndjekin ndeshjet e futbollit është i patolerueshëm dhe duhet të hiqet.

Blatter ka shkruar në revistën javore të FIFA-s, të publikuar sot, se ai e ka ngritur këtë çështje me presidentin e Iranit, Hassan Rohani, më shumë se një vit më parë, por deri më tash "nuk ka ndodhur asgjë".

Blatter ka thënë se kjo ndalesë "nuk mund të vazhdojë".

Zyrtarët iranianë kanë thënë se gratë kanë nevojë për mbrojtje nga sjelljet e vrazhda të njerëzve në ndeshje të futbollit.

Grave në Iran po ashtu u ndalohet ndjekja e ndeshjeve të volejbollit.rel
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.