VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA DORËZOI ZYRTARISHT KËRKESËN PËR PRANIM NË UEFA

E Hënë, 03.09.2015, 02:57pm (GMT1)


Sot në orën 10:00 delegacioni i FFK-së, i udhëhequr nga kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, në selinë e UEFA-s janë takuar me kryetarin e Michel Platini, ku edhe zyrtarisht dorëzuan dokumentacionin e aplikimit për anëtarësim në UEFA.

Përveç kësaj, krerët e FFK-së patën edhe shumë takime me departamente të ndryshme të UEFA-s, duke përfshirë Departamentin ligjor, Departamentin e Garave dhe Departamentin e Licencimit të klubeve dhe të tjerë, thuhet në komunikatën e FFK-së, transmeton koha.net.

Takimi ishte shumë përmbajtjesor dhe i përzemërt. Dokumentacioni i dorëzuar është vlerësuar lartë dhe të cilin para mediave e lavdëroi edhe vet z. Platini.

Aplikacioni do t'i dorëzohet KE të UEFA-s në mbledhjen e radhës ku do të procedohet më tutje në instancat e UEFA-s deri në pranimin e plotë të FFK-së në UEFA, thuhet mes tjerash në komunikatë.kd
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.