VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

2-1, JA SI E MUNDI BARCELONA REAL MADRIDIN

E Hënë, 03.23.2015, 08:14am (GMT1)


Barcelona ka shënuar një fitore të rëndësishme në rrugën për titull. Ajo ka mposhtur Real Madridin 2 me 1 për t’i ikur në katër pikë në tabelë.

Barcelona ishte e para që kaloi në epërsi me golin e Jeremy Mathieu, pastaj Karim Benzema gjeti Ronaldon me një super prekje në zonë dhe ky i fundit e shndërroi atë në gol. Por ishte goli i Luis Suarez që vendosi gjithçka në favor të ekipit katalanas.

Por SBnation,.com, sjell tri gjëra që kemi mësuar nga ndeshja e sotme.

1. Javier Mascherano nuk është në nivelin e Sergio Busquets në pozitën e mesfushorit.

Ndeshja e sotme tregoi se është shumë e vështirë të bësh punën që e bënë Busquets tek Barcelona. Ai është një motor i cili nuk bënë zhurmë, por kryen shumë punë. Busquets ka aftësi të fitojë shumë topa, t’i ndalë kundërsulmet, të lidhë mbrojtjen me sulmin dhe të jetë një pikë kyçe për të mbajtur topin në posedim.
Busquets mund të luajë lojë fizike dhe atë me një qetësi absolute. Mascherano është këmbëngulës në mesfushë dhe me fitoren e ekipit të tij mund të themi se merr edhe ai një notë pozitive, por ai tregoi sonte se nuk është i aftë të zëvendësojë Busquetsin.

2. Luka Modriq do të thotë gjithçka për Real Madrid

Edhe pse Real Madrid nuk fitoi, të gjithë pajtohen së klubi madrilen bëri një ndeshje të mirë kundër një kundërshtari mjaft cilësor. Humbja kundër Atletiko Madrid dhe Bilbaos dhe loja e turpshme kundër Schalkes kanë një gjë të përbashkët – Modriq nuk ishte titullar.

Sonte ai ishte qendra e lojës, falë tij dukej sikur Real Madridi arrinte të dominonte me magji në Camp Nou. Kjo humbje e largon Realin katër pikë nga kreu i tabelës, por rikthimi i Modriqit është një shans dhe shpresë plus që atë mund të fitojnë titullin e La Ligës.

3. Cristiano Ronaldo shënoi, por Lionel Messi ishte ylli

Mënyra se si Ronaldo dhe Messi kanë luajtur sonte nuk ishte produkt i aftësive të tyre individuale, por ishte ashtu siç ju kishin kërkuar trajnerët e tyre që të luajnë. Carlo Ancelotti e kishte vendosur ekipi i tij në atë mënyrë që qëllimisht të heq përgjegjësinë krijuese dhe mbrojtëse nga Ronaldo, në mënyrë që ai të jetë një lojtarë më i lirë për të ndëshkuar, ndërsa Luis Enrique e ka tërhequr Messin më shumë se zakonisht pasi dëshironte që ai të krijonte raste për shokët e tij përpara.

Në fund të fundit, mund të themi se këto taktika e çuan Ronaldon tek goli, por ishte Messi lojtari më me ndikim në lojë.

Messi arriti të dërgojë topin saktë në zonën e Realit dhe kështu të asistojë tek goli i Jeremy Mathieu, por ajo që në të vërtetë e bëri Messi është me shumë se asisti. Ai arriti të kontrollonte lojën e Barcelonës, ai ishte organizatori i lojës dhe një mesfushor me tipare sulmuese në të njëjtën kohë. Ai ishte njeriu i cili ka ndihmuar Bacelonën të mbajë posedimin topit dhe me këtë rast të mbaj Real Madridin nën presionin. Ai nuk arriti të shënojë por arriti të ndihmojë ekipin drejt fitores.

Në anën tjetër, Ronaldo mund të themi se ka kryer atë që i ishte kërkuar për të bërë.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.