VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BRITANIA PA ASNJË EKIP NË RIO DE ZHANEIRO

E Martë, 03.31.2015, 11:24am (GMT1)



Britania nuk do të ketë asnjë ekip futbolli në Olimpiadën e Rio De Zhaneiros, sepse Asociacioni i Futbollit Anglez nuk ka arritur të fitoi përkrahje nga tri federate të tjera.

Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriore janë kundër ekipeve britanike, duke thënë se ato e rrezikojnë pavarësinë e tyre brenda FIFA-s.

Zëvendëspresidenti i FIFA-s, Jim Boyce, ka thënë se organizata nuk do e regjistrojë asnjë ekip britanik, pa përkrahjen e të gjitha katër federatave të Britanisë së Madhe.

Britania ka pasur ekipe në Olimpiadën e mbajtur në Londër më 2012, por kjo është konsideruar si e vetmja marrëveshje e mundshme në mes të asociacioneve të futbollit në Britani.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.