VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Los Angeles Galaxy hedh poshtë ofertën e parë për Bekam
E Djelë, 02.08.2009, 10:54am (GMT1)

Voal-online Nuk do të jetë e lehtë ndarja e futbollistit anglez nga skuadra e tij hollivudiane e futbollit. Los Angeles Galaxy ka hedhur poshtë ofertën e parë të klubit AC Milan për David Beckham. Këtë e bëri të ditur vetë shefi ekzekutiv i klubit të famshëm italian Adriano Galliani.

Mesfushori 33 vjeçar anglez është në kontratë me Milan deri më 9 mars, por ai tha se dëshiron të mbetet në skuadrën e Serisë A përherë.

"Ne ia bëmë një ofertë klubit Los Angeles Galaxy, të cilën klubi amerikan nuk na e ka pranuar," tha Galliani në televizioni Sky, ndërkohë që po zhvillohej ndeshja Milan- Reggina.

"Deri atje duhet një rrugë e gjatë për t'u bërë, por kemi kohë të mjaftueshme edhe një muaj," shoi ai pa përmendur shifrën e ofertës.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.