VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVA PRANOHET NË FEDERATËN NDËRKOMBËTARE TË ATLETIKËS

E Mërkurë, 04.15.2015, 02:43pm (GMT1)


Federata e Atletikës së Kosovës u pranua zyrtarisht sot në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.

Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Pekin, ka vendosur që me drejta të plota të pranojnë në gjirin e saj, Federatën e Atletikës së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Federata Ndërkombëtare e Atletikës në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.

"Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotëson të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë", thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare te Atletikës.

Federata e Basketbollit të Kosovës, pak javë më parë u bë anëtare e FIBA-së. Pranimi i këtyre federatave vjen pasi vitin e kaluar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarizoi njohjen e Kosovës, vendim që i hapi rrugën shumë federatave të tjera të integrohen në federata përkatëse ndërkombëtare./kp
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.