VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MAYWETHER NUK SHFRONËZOHET - MPOSHT PACQUINON

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
MAYWETHER NUK SHFRONËZOHET - MPOSHT PACQUINON

E Djelë, 05.03.2015, 08:31am (GMT+1)


Floyd Mayweather Jr. ka çimentuar vendin e tij në mesin e njerëzve të shquar të boksit duke mposhtur të dielën në mëngjes Manny Pacquiao me vendim unanim.

Mayweather nisi sulmin e hershëm ndaj filipiniezit siç i fitoi edhe raundet tjera për të dalë i pari në të tri vlerësimet e gjyqtarëve në meçin që konsiderohet si më fitimprurësi i të gjitha kohëve.

"Kur të shkruhen librat e historisë, besoj që ia ka vlejtur pritja", ka thënë Mayweather në ring pas meçit që ka rreth 5 vjet që është duke u përgatitur.

Edhe pse Pacquiao vazhdimisht e kundërshtonte Mayweatherin, amerikani ia doli t'i shfrytëzonte mirë shkathtësitë e tij mbrojtëse.

Mayweather i ka të garantuara së paku 120 milionë dollarë nga ky titull që është cilësuar si "Ndeshja e Shekullit" dhe ka thënë se meçi i radhës do të jetë i fundit.

"Meçim im i radhës do të zhvillohet në shtator do të jetë i fundit për mua dhe do të pensionohem me rezultatin 49-0", ka thënë amerikani 38-vjeç.

Në mesin e të pranishmëve në sallë ishin edhe aktorët Clint Eastwood, Robert De Niro, Mark Wahlberg dhe Denzel Washington si edhe persona të famshëm nga sporti, si Michael Jordan, Tom Brady dhe miliarderi Donald Trump.kd

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA PRANOHET NË FEDERATËN NDËRKOMBËTARE TË ATLETIKËS (04.15.2015)
CHAMPIONS - SOT LUHEN PSCG-BARÇA DHE PORTO-BAYERN (04.15.2015)
NBA - REZULTATET E KAMPIONATIT AMERIKANOVERIOR TË BASKETBOLLIT (04.10.2015)
KUPA E ITALISË - JUVENTUS NË FINALE, FITON 3-0 NDAJ FIORENTINËS (04.08.2015)
TENNIS - SERENA WILLIAMS FITON NË MIAMIPër numrin 1 të botës është titulli i 66të në karrierë (04.05.2015)
BRITANIA PA ASNJË EKIP NË RIO DE ZHANEIRO (03.31.2015)
France Football - MESSI, FUTBOLLISTI MË I PASUR NË BOTË (03.25.2015)
2-1, JA SI E MUNDI BARCELONA REAL MADRIDIN (03.23.2015)
GJERMANIA E FTON MUSTAFIN (03.20.2015)
BAYERN MÃœNICH DHE PSG NË ÇEREKFINALE (03.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]