VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MAYWETHER NUK SHFRONËZOHET - MPOSHT PACQUINON

E Djelë, 05.03.2015, 08:31am (GMT1)


Floyd Mayweather Jr. ka çimentuar vendin e tij në mesin e njerëzve të shquar të boksit duke mposhtur të dielën në mëngjes Manny Pacquiao me vendim unanim.

Mayweather nisi sulmin e hershëm ndaj filipiniezit siç i fitoi edhe raundet tjera për të dalë i pari në të tri vlerësimet e gjyqtarëve në meçin që konsiderohet si më fitimprurësi i të gjitha kohëve.

"Kur të shkruhen librat e historisë, besoj që ia ka vlejtur pritja", ka thënë Mayweather në ring pas meçit që ka rreth 5 vjet që është duke u përgatitur.

Edhe pse Pacquiao vazhdimisht e kundërshtonte Mayweatherin, amerikani ia doli t'i shfrytëzonte mirë shkathtësitë e tij mbrojtëse.

Mayweather i ka të garantuara së paku 120 milionë dollarë nga ky titull që është cilësuar si "Ndeshja e Shekullit" dhe ka thënë se meçi i radhës do të jetë i fundit.

"Meçim im i radhës do të zhvillohet në shtator do të jetë i fundit për mua dhe do të pensionohem me rezultatin 49-0", ka thënë amerikani 38-vjeç.

Në mesin e të pranishmëve në sallë ishin edhe aktorët Clint Eastwood, Robert De Niro, Mark Wahlberg dhe Denzel Washington si edhe persona të famshëm nga sporti, si Michael Jordan, Tom Brady dhe miliarderi Donald Trump.kd

WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.