VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BAYERN MÃœNCHEN - LEWANDOSKI GATI PËR BARCELONËN

E Hënë, 05.04.2015, 09:13am (GMT1)



Robert Lewandowski është i gatshëm të bëjë gjithçka për të mos humbur ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, që Bayern Munchen do të luajë ndaj Barcelonës, takim që do të zhvillohet të mërkurën, në orën 20:45, në Camp Nou.

Pavarësisht frakturës në nofull dhe në hundë që pësoi në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë përballë Borussia Dortmund, sulmuesi i bavarezëve do të jetë i disponueshëm për trajnerin Pep Guardiola.

Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Twitter, ku ndau me ndjekësit e tij një foto ku pozon me maskën mbrojtëse që do të përdorë ndaj spanjollëve.
WWW.VOAL-ONLINE.CH


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.