VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Laura Gut përsëri medalje të argjendë
E Hënë, 02.09.2009, 08:39pm (GMT1)

Voal-online - Skiatorja Lara Gut prapë e hatashme! Tiçinezja 17 vjeçare fitoi në garën e zbritjes (dishezë) ashtu si në garën e superkombinimit medalje të argjendë në kampionatin botëror të skive. Lindsey Vonn, amerikane, në Val d'Isère fitoi për mrekulli titullin e saj të dytë të kampiones botërore në këto gara. Është hera e parë në dymbëdhjetë vjet, pas Heidi Zubriggen, që një zvicerane fiton dy medalje në një farë.

Lara Gut është e sigurtë se, po të mos kishte pasur probleme me dhimbjet e barkut, të cilat e kanë shqetësuar gjithë këto ditë, patjetër do të kishte pasur më shumë forca dhe do ta kishte rrëmbyer medaljen e artë. "Dhimbjet nuk m'u ndan nga fillimi deri në fundin e garës, ndonëse gjatë sprintit i sfidova ato," iu tha mediave skiatorja. Qëllimi i saj gjithsesi kishte qenë dhe mbetet medalja e artë. "E dija se, për pak gjë, mund të mbetesha larg fitores së të artës dhe kështu vërtetë ndodhi."



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.