VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Shqipëria pa gola përballë Maltës
E Enjte, 02.12.2009, 08:26am (GMT1)

Voal-online - Shqipëria barazim pa gola ndaj Maltës në ndeshjen e pestë të vlefshme për eleminatoret e Botërorit 2010. Ndonëse përballë një ekipi modest, kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të dobët. Madje kanë rrezikuar të ndëshkohen keq, nëse futbollistët maltezë do të kishin qenë më të saktë përpara portës.
Kombëtarja regjistroi vetëm dy raste, ndërsa ekipi vendas disa të tillë, sidomos në pjesën e dytë. Mifsud e Sherri dolën të dy përballë portierit Isli Hidi, por nuk mundën të dërgonin topin në rrjetë. Në krahun tjetër, trajneri Ari Han gaboi gjjithçka në këtë takim. Përpos mungesave të Canës e Lalës, tekniku kuqezi u tregua konfuz në ndërrrime, duke dy-tre herë vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes. Po kështu, Shqipëria u paraqit në fushë me një formacion shumë mbrojtës, teksa në sulm ishte i vetëm Bogdani, i ndihmuar nga Klodian Duro. Futja e Berishës në minutën e 75-të nuk mund të ndryshonte rrjedhën e lojës, pasi maltezët janë mbrojtur mjaft mirë.
Ky barazim e çon Shqipërinë në kuotën e 6 pikëve në grup dhe përkohësisht në vend të tretë. Ndeshja e radhës për kombëtaren është ajo me Hungarinë më 28 mars në Tiranë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.