VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Majkëll Shumaker bie nga motoçikleta përplas kokën në asfalt
E Enjte, 02.12.2009, 11:41am (GMT1)

Voal-online - Gjatë një prove në Kartagjenë të Spanjës ka përfunduar në asfalt duke goditur kokën, ka humbur ndjenjat, pastaj në spital e ka marrë veten: "Jam mirë." Alarmin për legjendën e Formula 1 e ka dhënë e përditshmja spanjolle "Marca", në botimin e saj online, ku shkruan se ish piloti gjerman i klubit Ferrari ka rënë gjatë një prove me Superbike (motoçikletë) në zonën iberike të Kstagjenës dhe pastaj është dërguar në spitalin "Virgen de la Risaca". Titulli i shkrimit e shpreh mirë alarmin: "Michael Schumacher është në spital."

Schumi ka rënë teksa drejtonte një Honda 1000 CBR Fireblade, koka i është përplasur në asfalt dhe ka mbetur pa vetëdijë. Sapo i është dhënë ndihma e parë mjekësore piloti ka ardhur në vete. Sipas së përditshmes "As", Schumi ka pësuar lëndime të shumëfishta. Pilotit që, sipas një hulumtimi të dytë Tac nuk ka pësuar lëndime të rënda, i është vënë një kollare e qafës. Gjermani shoqërohej nga ekipi personal mjekësore dhe ka kërkuar daljen nga spitali. "Gjendja e tij nuk është e rëndë," ka pohuar doktori Francisco Martinez.

"Sot kam pasur një incident ka thënë pastaj Schumi - e vetëm për siguri kam shkuar në spial. Kontrollet kanë treguar se nuk kam asgjë, mund të them se jam mirë."

Ish piloti ferrarist është përfshirë në stërvitje me ekipin Holzhauer në kuadrin e përgatitjteve për kampionatin gjerman (IDM) që fillon në prill.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.