VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Beckham kthehet në Galxy
E Shtunë, 02.14.2009, 09:33am (GMT1)

Voal-online Futbollisti anglez David Beckham kthehet në skuadrën Los Angeles Galaxy pasi Milan nuk ka arritur të paraqesë një ofertë financiare më të mirë brenda kohës së lejushme me ligj. Këtë e pohon gazeta Los Angeles Times në një artikull të botimit të saj online: Tim Leiweke, presidenti i grupit AEG te klubit Los Angeles Galaxy, ka deklaruar se Milan nuk i ka respektuar afatet e përcaktuara nga Lidhja Amerikane e Futbollit dhe, prandaj, ofertat më të fundit, nuk do të merren në konsideratë. Beckham qëndorn në Milan deri më 8 mars. Futbollisti anglez, 33 vjeçar, ka firmosur një kontratë për 5 vjet me Los Angeles Galaxy me një shumë rekord prej $ 250 milionë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.