VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Taiger Uds mundet, largohet para kohe nga turi
E Premte, 02.27.2009, 12:09pm (GMT1)

Voal-online Siç bën të ditur Rojter, një ditë pas rikthimit aq të shumëpritur në PGA Tour, Tiger Woods u detyrua të bëjë një largim të parakohëshëm nga veprimtaria e golfit WGC-Accenture Match Play Championship pasi mund 4&2 nga jugafrikani Tim Clark dje, të enjten.

Numri Një i glofit botëror dhe mbrojtës i titullit kampion, i cili ishte mënjanuar nga golfi për shkak të dëmtimeve në gju,  pasi fitonte titullin e 14-të botëror në veprimtarinë U.S. Open në qershor, ia dha kundërshtarit përparinë në raundin e dytë, para se të humbte krejt ndeshjen.

Clark, në vendin e 33-të në ranglistën botërore të golfit, nuk kishte asnjë shenjë të qartë se mund ta fitonte ndeshjen, vetëm dobësia fizike e kundërshtarit shkoi në favor të tij. Largimi i parakohëshëm dhe i paparashikuar i Woods lë kampionatin vetëm me një yll botëror, edhe ai i renditur vetëm në vendin e 5-të të ranglistës botërore të golfit, Phil Mickelson. Numri Dy, spanjolli Sergio Garcia dhe Numri Tre Padraig Harrington janë eleminuar në raundin e hapjes së kampionatit, ndërsa Vijay Singh (Numër Katër) u mund nga britaniku Luke Donald. Largimi i kampionit Woods do të ndikojë shumë në praninë e shikuesve dhe në shikueshmërinë televizive të veprimtarisë.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.