VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vitali Kliçko gati për sfidën
E Enjte, 03.05.2009, 11:55am (GMT1)

Voal-online Kampioni botëror i boksit Vitali Klitschko deklaroi se është në formë të përkryer në prag të ndeshjes për mbrojtjen e titulli botëror përballë sfidantit kuban Juan Carlos Gomez më 21 mars në Shtutgart. "Unë e ndjej veten tejet shkëlqyer dhe pas dy javësh do të jem në formë të përkryer," ka deklaruar ukrainasi 37 në qendrën e tij stërvitore në Austri. Për të katërtën herë kampioni botëror i peshës së rëndë në Ligën WBC e bën stërvitjen e tij në hotelin pesyjesh austriak. Ai ka mundur në ato ndeshje ish kampionin botëror Chris Byrd dhe sfidantin tjetër Tony Thompson nga SHBA. Ai thotë se Gomez nuk do të ketë fat më të mirë se paraardhësit. "Detyra jonë është ta detyrojmë Klitschko-n të bëjë punë të rëndë për ta mbajtur titullin. Dhe sa shikojmë ne, ai është në formë të përkryer," thoshte Thompson, i cili në korrik 2008 humbi kundër vëllait pesë vjet më të vogël të Vitali, Wladimir Klitschko. Edhe Byrd e lavdëroi Klitschko-n. "Ai është i papërballueshëm dhe i përdor për mrekulli përparësitë e tij ndaj kundërshtarëve, sidomos shtatlartësinë. Njeriut i duhet të bëjë në stërvitje të tejskajshme për t'u përballur me të," thoshte kampioni i mëparëshëm për Vitali Klitschko, të cilin në prill 2000 ky i fundit e pati mundur. Thompson dhe Byrd janë të një mendjeje: Kubani 35 vjeçar Gomez do të dalë i mundur nga ringu. Traineri Fritz Sdunek thotë se Gomez do të mundet me nokaut diku midis raundit të gjashtë dhe të tetë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.