VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Falë Vavrinkës Zvicrës i ngjallen shpresat për paraqitje të mirë në Kupën Deivis

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 02:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Falë Vavrinkës Zvicrës i ngjallen shpresat për paraqitje të mirë në Kupën Deivis
E Shtunë, 03.07.2009, 09:05am (GMT+1)

Voal-online - Në Alabama të Amerikës Stanislas Wawrinka (ATP 16) realizoi kundër James Blake (ATP 13) me 3:6, 6:4, 6:3, 7:6 (7:3) në tri orë befasinë e parë të vogël. Kjo bëri të mundur që ekipi zviceran të fitonte kundër Numrit 2 amerikan dhe të ngjallë shpresat për një sensacion të ri, madje kësaj radhe edhe pa Roger Federer. Wawrinka mundi James Blake, ndonëse ende nuk e ka arritur formën e tij të plotë sportive në këtë stinor. Ai e filloi ndeshjen dobët, nervoz dhe i hutuar. Edhe prania e madhe e publikut (16000 shikues) ndikuan në fazën fillestare të ndeshjen. Në fillimin e raundit të dytë të ndeshjes Wawrinka filloi të jepte shërbime të sakta, duke e gjtur gradualisht veten. Triumfi mbi Blake është fitorja më e rëndësishme që Wawrinkas arrin deri tani në veprimtaritë Davis Cup. Katër vjet më parë ai pati mundur Andy Murray-n, në një kohë kur britaniku nuk ishte afirmuar ende si talent në tenisin botëror. Mundësitë për një sensacion të ri ekipi zviceran i ka sot në takimet dyshe, ku Yves Allegro dhe Wawrinka do të jenë përballë binjakëve Bryan. Por gjithsesi mundësitë për fitore në takimet dyshe shihen si më të mëdha për zviceranët. Edhe pse Bob dhe Mike Bryan fituan këtë vit 15 nga 16 ndeshjet me takime dyshe në turnetë e Sydneit, në Australian Open dhe në Delray Beach. Binjakët kanë pasur dyshe të dobëta përballë tyre si Rajeev/Reynolds, Lipsky/Martin apo Butorac/Soares. Kapiteni Severin Lüthi thotë: "Në takimet dyshe gjithçka flet në favorin tonë, mjafton që fati të anojë sadopak për ne."



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vitali Kliçko gati për sfidën (03.05.2009)
Deivid Bekëm tek Milani se tek Milani (03.03.2009)
Taiger Uds mundet, largohet para kohe nga turi (02.27.2009)
Venus Uilliams në kuotën e fitores së 40 turneve botërore të tenisit (02.23.2009)
Sa e vonuar statuja për Panajot Panon! (02.19.2009)
Beckham kthehet në Galxy (02.14.2009)
Majkëll Shumaker bie nga motoçikleta përplas kokën në asfalt (02.12.2009)
Shqipëria pa gola përballë Maltës (02.12.2009)
Laura Gut përsëri medalje të argjendë (02.09.2009)
Los Angeles Galaxy hedh poshtë ofertën e parë për Bekam (02.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]