VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Daniel Albreht ka përmirësime të mëdha shëndetësore
E Martë, 03.10.2009, 08:37am (GMT1)

Voal-online Gjendja shëndetësore e Daniel Albrecht, i cili më 22 janar u aksidentua gjatë stërvitjes në Kitzbühel të Austrisë ka përmirësime të ndjeshme. Ai i kryen të gjitha shërbimet ditore ndaj vetes pa ndihmën e kujt. Lajmin e mirë e dhanë menaxherët e tij, nga

Agentur GFC von Giusep Fry në Kur, të hënën, në komunikatën e posaçme, ku thuhet ndër të tjera: "Ai ka bërë përparim të madh shëndetësor." Këtë e deklaronte Giusep Fry pas vizitës së fundit që ia ka bërë sportistit në Inselspital Bern, ku ai ka kaluar nga reparti i trajtimeve intensive në repartin e trajtimeve normale. Albrecht është shumë më i qetë dhe me humor shumë të mirë për gjendjen dhe perspektivën e tij. Sipas komunikatës së lëshuar nga Fry, ai nuk ka më probleme shëndetësore. Albrecht pati një paraqitje të suksesshme në veprimtarinë e Kitzbühel në fillim të dimrit, çka ia ndërpreu aksidenti stërvitor. Gjatë kohës që ka qëndruar në spital ai vazhdimisht është informuar për mbarëvajtjen e kampionatit botëror të skuve dhe ka përjetuar kënaqësinë e sukseseve të kolegëve dhe kolegeve të tij si zviceranë si Carlo Janka, Didier Cuche dhe Lara Gut, të cilët ai i ka uruar për medaljet e fituara. Kujdesi për Daniel Albrecht vazhdon me përkushtim. Atij i lejohen vizita vetëm nga njërz shumë të afërt të tij. Pacientit nuk i lejohet në asnjë mënyrë të japë intervista. Menaxherët e tij i janë tejet mirënjohës ekipit mjekësor. Ata japin konferenca shtypi sa herë që është e nevojshme për të informuar publikun. Vetë Inselspital lëshon komunikata të rregullta shëndetësore për sportistin. Komunikata e ardhshm është paraparë për 20 mars. Nga incidenti stërvitor në kampionatin botëror të skive Albrecht pati lëndime në tru dhe në mushkëri. Ai u dërgua menjëherë në Klinikën Universitare të Insbrukut për trajtim mjekësor. Tri javë qëdroi në koma mjekësore. Prej 15 shkurtit ndodhet në Berner Inselspital.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.