VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Gomez e Kliçko bëjnë duel kërcënimesh
E Martë, 03.17.2009, 03:41pm (GMT1)

Voal-online Pesë ditë përpara se ta marrin fjalën grushtet, kampioni botëror i peshës më të rëndë Vitali Klitschko dhe sfidanti i tij Juan Carlos Gomez i kanë dendësuar përleshjet gojore kundër njëri tjetrit. "Unë do t'ia japë atij një mësim të mirë, i cili do të Zgjasë vetëm për pak çaste," ka thënë kampioni 37 vjeçar i WBC nga Ukraina kubanit në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së shumëpritur. "Kjo do të jetë ndeshja më e keqe e jetës së tij." Gomez, më herët kampion botëror i peshës deri 90 kilogram, ia ka kthyer me një monedhë edhe më të shtrenjtë, duke e kërcënuar: "Unë do ta ha të gjallë kampionin Vitali. Unë jam Pantera e Zezë. Unë jam boksieri më i mirë." Të dy boksierët ishin provokativë në prag të "grushtimit" në kuadrin e World Boxing Councils. Kampioni aktual Klitschko ka bërë 38 fitore dhe i ka arritur 35 me nokaut, ndërsa 35 vjeçari Gomez, thotë: "Unë kam gjunj të patundur. Unë jam një luftëtar. Kam lindur në Kubë. Nuk e njeh askush më mirë se unë boksin. Për mua  Klitschko nuke është gjë." Gomez ka 44 fitore, 35  me nokaut në 46 ndeshje, gjithsesi një bilanc të fuqishëm.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.