VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Kliçko e hodhi Gomezin nokaut
E Djelë, 03.22.2009, 08:24am (GMT1)

Voal-online - Kampioni botëror Vitali Klitschko e ka mbrojtur titullin e tij në versionin World Boxing Council (WBC) me sukses. Boksieri 37 vjeç i peshave maksimale, nga Ukraina, fitoi kundër kubanit Juan Carlos Gomez në Hanns-Martin-Schleyer-Halle të Shtugartit me nokaut teknik në raundin e nëntë. Për Klitschko ky ishte suksesi i dytë i radhës pas pushimit katërvjeçar nga plagosja. I përkëdheluri i trainerit Fritz Sdunek e përmirësoi rekordin e ndeshjeve me 37 fitore në 39 duele. Sfidanti Gomez arkëtoi në ndeshjen e tij të 47-të profesioniste humbjen e tij të dytë. Klitschko falënderoi 12500 shikuesit për mbështetjen e tij të pandërprerë dhe tejet entusiaste. Dhe e lavdëroi kundërshtarin e tij: "Ai ka cilësi tejet të mira grushtmarrëse." Klitschko luftoi shumë i përqëndruar, por iu desh gjithsesi të punojë rëndshëm. Ai kishte Gomez e mbajti të njëjtin intensitet të lëvizjeve që nga fillimi deri në fund të ndeshjes, duke mos e lënë fituesin e ndeshjes të merrte frymë asnjëherë. Klitschko e mundi kundërshtarin duke e çuar drejt lodhjes. Gomez pati që herët një plagë me gjak në syrin e djathtë. Por nga raundi i gjashtë u duk se fuqia e kubanit po binte. Në raundin e shtatë Klitschko ia dha sfidantit një të djathtë të fortë. Gomez u trondit shumë. Klitschko priste vendimin e arbitrit, por kundërshtari e vazhdoi ndeshjen. Në raundin e nëntë ia dha goditjen tjetër të fuqishme Gomezit. Gomez u ngrit prap, por gjyqtari i ringut e mbylli më në fund ndeshjen saktësisht në minutën 1:49 të raundit.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.