VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Inter prapë shtatë pikë përpara
E Hënë, 03.23.2009, 01:17pm (GMT1)

Voal-online Juventusi me fitoren 4:1 kundër AS Roma shpresonte se do ta shkurtonte largësinë me Interin në katër pikë. Por milanezët kanë pasur gati përgjigjen e duhur duke fituar 3:0 kundër Reggina, duke mbajtur largësinë shtatë pikëshe në fuqi. Inter  e filloi periudhën pranverore me stadiumin Meazza plot e përplot. Që në minutën e 6-të Esteban Cambiasso shënoi 1:0 për zikaltrit. Më vonë, pas një ndalimi të driblingut të Carlos Valdez nga Alessandro Mancini, prej pikës së faullit Zlatan Ibrahimovic shënoi 2:0 (10 gola në këtë stinor.). Suedezi pati edhe raste të tjera shënimi. Raste të tilla patën edhe kolegët e tjerë të skuadrës. Edhe kundërshtarët humbën raste të pastra për shënim. Në minutën e 58-të përsëri Ibrahimovic me një gjuajtje të fortë arrin 3:0. Ekipi i Reggina-s nuk kishte shans edhe në rastet që iu paraqitën më vonë. Një fitore rekord ishte natyrisht ajo e Juventusit të Torinos kundër AS Roma me 4:1. Me largimin e Luciano Spalletti-t, u aktivizua në sulme Vincenzo Iaquinta, të cilin traineri Claudio Ranieri e vuri në mbështetje të Alessandro del Pieros. Kuqeverdhët patën dy raste të pastra. Por John Arne Riise, pastaj Giorgio Chiellini dështuan në të dyja rastet.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.