VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vdes në aksident rrugor ish kampioni botëror i boksit Xhovani Parizi
E Enjte, 03.26.2009, 08:16am (GMT1)

Voal-online - Ish kampioni olimpik dhe botëror i boksit Giovanni Parisi ka vdekur në një aksident rrugor në segmentin e Voghera-s. Vetura me të cilën udhëtonte, aty nga ora 20:40 është ndeshur me një kamion. Parisi, 42 vjeç, ardhur nga Vibo Valentia e prej shumë vitesh vendosur në Voghera, ka vdekur menjëherë. Parisi ishte një ish kampion përherë i adhuruar e i përshëndetur nga publiku italian, ngaqë ky vend ka pak figura të tilla në boks. Publiku i tij nuk ka harruar kurrë karrierën e tij të gjatë, në të cilën Parisi dëshmoi teknikë, shpejtësi, duke u bërë i padsikutueshëm në boksin italian të viteve nëntëdhjetë. Këtë popullaritet Parisi e fitoi së pari në Seul më 1988. Mbetet historike fitorja e tij në finalet olimpike kundër rumunit Dumitrescu: në më pak se një raund, me një kombinim në shpejtësi hyn në histori. Shpejtësia, mbiemër i  Parisi (Flash) është frut i boksit të tij përbërë nga vrulli i veprimit. Kalon në sportin profesionist, ku nuk humb shansin e parë për titullin e peshës së lehtë kundër Javier Altamirano. Fiton vlerësues përtej oqenit sa meriton sfidën kundër një miti si Julio Cesar Chavez. Ndeshja u bë në prill 1995 në Cesar Palace dtë Las Vegas: Parisi humbi me pikë, po zhvilloi ndeshje të hatashme. Parisi fitoi titullin botëror edhe në peshën super të lehtë, duke marrë kurorën WBC përballë Carlos Gonzalez.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.