VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sonte Shqipëria pret Hungarinë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:35pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Sonte Shqipëria pret Hungarinë
E Shtunë, 03.28.2009, 03:54pm (GMT+1)

Voal-online - Sonte Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të eleminatoreve të Botërorit 2010. Në orën 20.30 në "Qemal Stafa" kombëtarja jonë pret Hungarinë, skuadrën e vetme që na ka shënuar gol deri tani. Barazimi me Maltën më 11 shkurt, në La Valeta, siç dihet i ka vështirësuar qëllimet e skuadrës sonë. Objektiv i saj ishte vendi i katërt, çka mundësohet vetëm nëse fitojmë sonte. Përfaqësuesja e drejtuar nga Ervin Kuman do të ishte e kënaqur edhe me një barazim, që do t'i lejonte të mbante gjallë shanset për kualifikim. Në "Qemal Stafa", kuqezinjtë nuk kanë pësuar asnjë gol në këtë edicion dhe rikthimi i Canës në mbrojtje tregon se Ari Han dëshiron që ta vazhdojë këtë traditë. Kuman, ish trainer i Fejnordit, në konferencën për shtyp para takimit me Shqipërinë, nuk ngurroi të shprehë hapur synimet me të cilat ka ardhur në Shqipëri. "Ne kemi ardhur këtu për të fituar ndeshjen, ashtu si edhe Shqipëria dëshiron ta bëjë këtë. Mendoj se do të jetë ndryshe nga takimi i parë i zhvilluar në Budapest, pasi kombëtarja shqiptare është shumë e fortë në shtëpi", thotë Kuman. Gazetarët hungarezë pohojnë se edhe me një barazim, Kuman do të ishte i kënaqur. Fundja, Hungaria e tij do të vazhdonte të qëndronte në zonën e kualifikimit. Dhe për më tepër, të mërkurën do të ketë përballë Maltën, një skuadër ku vështirë se "magjarëve" do t'u shpëtojnë 3 pikët. Po kështu, pasi ka parë filmimet e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Suedisë e Portugalisë, Kuman nuk është ndjerë shumë i qetë.
Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Hungarisë vendos përballë dy trajnerë holandezë, mjaft të njohur në vendin e tyre. Për ironi, edhe gjyqtari do të jetë nga vendi dunave: Bjorn Kuipers! Por, Ervin Kuman ndjehet më i sigurt në krahasim me ndeshjen e parë. Në Budapes ai arriti të fitonte kundër, deri diku, "arrogancës" së bashkëpatriotit Ari Han. Tekniku kuqezi ishte shprehur i bindur për një fitore, madje duke thënë se Shqipëria tashmë është në vend të parë. I pyetur për këtë duel sot në mbrëmje, Kuman vë buzën në gaz: "Po, do të ndeshem me një mikun tim. Por, për një orë e gjysmë do të jemi armiq. Mendoj se ai ka bërë një punë të mirë dhe barazimet me Suedinë e Portugalinë e tregojnë këtë. Vetëm ndeshja në Maltë nuk ka qenë shumë e mirë për ju". Në fund, tekniku i Hungarisë nuk harron të lëshojë edhe një paralajmërim, që duket vërtetë me vend: "Mos harroni se ne jemi skuadra e vetme që ju kemi shënuar!". Ndoshta, miku i tij Han nuk e ka harruar... Sepse, në pjesën e dytë në Budapest, një pjesë e mirë e fajit i shkon edhe atij. Sidomos në ndërrime, që u konsumuan vetëm në fund dhe dy herë pa shumë lidhje. Pritet qe ne shkallet e stadiumit te mblidhen rreth 150 tifozë hungarezë. Ata e kanë nisur "zhurmën" e tyre që dje në stërvitje, kur kanë thirrur shpesh në kor emrat e idhujve të tyre. Edhe lojtarët ua kanë kthyer direkt këtë.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Vdes në aksident rrugor ish kampioni botëror i boksit Xhovani Parizi (03.26.2009)
Tre zviceranë në kupën finale botërore të Las Vegasit (03.25.2009)
Inter prapë shtatë pikë përpara (03.23.2009)
Kliçko e hodhi Gomezin nokaut (03.22.2009)
Gomez e Kliçko bëjnë duel kërcënimesh (03.17.2009)
Orhan Mustafi e çoi drejt fitores FC Bazelin (03.15.2009)
Roxher Federer nuk do të ketë trainer Derën Këhillin (03.12.2009)
Daniel Albreht ka përmirësime të mëdha shëndetësore (03.10.2009)
Super-Pipo rikthen në skenë Milanin (03.08.2009)
Falë Vavrinkës Zvicrës i ngjallen shpresat për paraqitje të mirë në Kupën Deivis (03.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]