VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Shqipëria u mund në Tiranë nga Hungaria

                                                                                      

E Martë, 04.23.2024, 11:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Shqipëria u mund në Tiranë nga Hungaria
E Djelë, 03.29.2009, 08:33am (GMT+1)

Voal-online - Shqipëria është mundur 1-0 që minutën e 38-të të pjesës së parë nga Hungaria, e cila shënoi me Sandor Torgele, i njëjti që ka shënuar edhe në Budapest. Kombëtarja shqiptare e nis ndeshjen me një formacion ndryshe nga ç'ishte menduar në fillim. Han mendon të ndryshojë dhe në vend të Beqirit fut Vangjelin, ndërsa edhe Bulku që ishte menduar titullar, e nis nga pankina. Për Besart Berishën është ndeshja e parë zyrtare si titullar dhe kosovari mundohet ta justifikojë. Minutat e para shohin në fushë dy skuadra paksa të trembura, ndonëse kuqezinjtë mendojnë më shumë për portën kundërshtare. Pas vetëm 13 minutash, Lorik Cana bën ndërhyrjen e parë paksa të rëndë dhe arbitri holandez Bjorn Kuipers i nxjerr kartonin e verdhë. Kapiteni i Marsejës nuk do të luajë në Kopenhagen ndaj Danimarkës. Minutat 17' dhe 20' sjellin dy mundësi të mira për Salihin. Në fillim, shkodrani gjuan me kokë pas një pasimi të Skelës, ndërsa më pas, godet nga kufijtë e zonës pas një topi të rekuperuar. Në të dy rastet, sfera përfundon ngjitur me shtyllën. Hungarezët nisin të shohin më shumë drejt portës dhe në minutën e 29-të Tamas Hajnal godet nga hyrja e zonës, por është i pasaktë. Një minutë më pas Besart Berisha merr një top në mesfushë dhe i vetëm shkon drejt portës, por nuk pason. Kosovari godet vetë dhe topi përfundon sërish ngjitur me shtyllën. Minuta e 38-të do të jetë fatale për kuqezinjtë. Pas një gabimi të Vangjelit në të majtë, hungarezët fusin një top pa pretendime në qendër të zonës kuqezi. Dallku godet me kokë, por pretendon për një shtyrje dhe topi i shkon Torgeles, që realizon. Tifozët hungarezë, rreth 400 në "Qemal Stafa", nisin të festojnë, ndërsa tek ata shqiptarë nisin sharjet në adresë të arbitrit. Pjesa e parë mbyllet kështu. Ndeshja Shqipëri- Hungari përfundoi me rezultatin 0 me 1 për Hungarinë, e cila u luajt në "Qemal Stafa". Kështu kuqezinjtë nuk kanë mundur të ndryshojnë dot rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për eleminatorët  e Botërorit 2010.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sonte Shqipëria pret Hungarinë (03.28.2009)
Vdes në aksident rrugor ish kampioni botëror i boksit Xhovani Parizi (03.26.2009)
Tre zviceranë në kupën finale botërore të Las Vegasit (03.25.2009)
Inter prapë shtatë pikë përpara (03.23.2009)
Kliçko e hodhi Gomezin nokaut (03.22.2009)
Gomez e Kliçko bëjnë duel kërcënimesh (03.17.2009)
Orhan Mustafi e çoi drejt fitores FC Bazelin (03.15.2009)
Roxher Federer nuk do të ketë trainer Derën Këhillin (03.12.2009)
Daniel Albreht ka përmirësime të mëdha shëndetësore (03.10.2009)
Super-Pipo rikthen në skenë Milanin (03.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]