E Premte, 04.19.2024, 10:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Tre lojtarë të Real Madrid agjërojnë
E Martë, 08.25.2009, 07:44am

Yjet e Real Madridit si Karim Benzema, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra nuk do t'i pengojë agjërimi për të luajtur.

Muaji i Ramazanit ka filluar nga 22 gushti sipas kalendarit islamik dhe myslimanët do të ndalin bukën, pijen dhe gjërat tjera prej agimit gjerë në perëndimin e diellit.
Mjekët e klubit kanë disejnuar një program special për këta lojtarë duke ruajtur lëngjet dhe karbohidratet të cilat mund të rezultojnë me plogështim dhe në ndonjë lëndim serioz, derisa humbja e peshës është normale gjatë agjërimit.
Fatmirësisht për madrilenët, Ramazani nuk do të prekë shumë ndeshje, duke prekur vetëm 3 prej tyre kundër Deportivos, Espanyol dhe Xerez.
Xhudistët kosovarë nesër udhëtojnë në Roterdam
E Hënë, 08.24.2009, 04:13pm

Ekspedita e Përfaqësueses së Kosovës në xhudo, udhëton nesë për në Roterdam të Holandës, ku do të marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin botëror për të rritur. Kosovën në këtë aktivitet do ta prezantojnë Majlinda Kelmendi (52 kg), Nora Gjakova (57 kg), Zymer Zekaj (73 kg) dhe Shkumbin Dautaj (81 kg). Sipas përzgjedhësit Driton Kuka gjasa për kryesim ka Majlinda Kelmendi, e cila është sportistja më e shquar e përfaqësueses së Kosovës, e cila në rast të fatit në tërheqjen e shortit ka mundësi të renditet në mesin e 10 më të mirave në kategorinë e saj. Do theksuar se në këtë Kampionat botëror marrin pjesë 105 shtete, kurse në mesin e garuesve janë edhe 9 fitues të medaljeve të arta. Garat mbahen prej 26 deri më 31 gusht në ‘Ahoy Arena’ në Roterdam.

Barrikelo triumfoi në Valencia
E Hënë, 08.24.2009, 06:44am
 

Ngasësi brazilian, Rubens Barrichelo ka shënuar fitore në garën për Çmimin e Madh të Evropës, që u mbajt në shtegun e Valencisë. Për Barrichelon kjo është fitorja e 10-të në karrierë, por e para në pesë vitet e fundit.

Braziliani e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë ngecjen prej 14 sekondash të Luis Hamiltonit në hyrjen e dytë në boks dhe e tejkaloi. Më pas braziliani pa ndonjë vështirësi arriti ta ruajë pozitën kryesuese. Në podiumin e fituesve krahas Barrichelos u ngjit edhe kampioni në fuqi, Hamilton dhe ngasësi i Ferrarit, Kimi Raikonen. Ngasësi britanik, Xhenson Baton e mbylli garën në pozitën e shtatë, por edhe më tej kryeson renditjen e përgjithshme, me 18 pikë përparësi ndaj kolegut të tij të skuadrës, Rubens Barrichelo.

Nis stinori i ri i futbollit
E Djelë, 08.23.2009, 09:21am
Starton sot sezoni i ri i futbollit shqiptar, me javën e parë të Superligës. Do të jetë sërish e njëjta strukturë, një kampionat me 12 skuadra dhe me 3 faza, formulë që përgjithësisht ka qenë e suksesshme, pavarësisht problematikës të hasur në javët e fundit të edicionit të kaluar. Presidenti i Federatës Armand Duka ka qenë i pari që ka uruar skuadrat për sezonin e ri, ndërsa ka pranuar se në disa aspekte, ka mbetur i zhgënjyer nga sezoni i shkuar. "Të gjithë ne, komuniteti i futbollit, FSHF, mediat dhe tifozët, jemi dëshmitarë të gjërave që nuk shkuan mirë në edicionin e shkuar, - u shpreh kreu i futbollit shqiptar. - E kemi parë se nuk kishte shumë njerëz në stadiume.

Nga erdhi Usain Bolt?

Nga Lavdrim Lita


E Djelë, 08.23.2009, 07:43am
Historia në një formë a në një anë përsëritet. Akil këmbëshpejti nuk lind gjithmonë midis Akejve. Nganjëherë lind edhe në Xhamajkë. Mos çuditeni, befasohuni! Në një pistë me tartan blu Berlini, vrapon një Akil i ri, kësaj here duke qenë një hero modern. Është i veshur me të verdhë dhe mëngë jeshile.
Usain Bolt legjendë e Atletikës, rekord botëror edhe në 200 m
E Premte, 08.21.2009, 03:36am

Usain Bolt përfundimisht është një legjendë e sportit. Xhamajkani ka vendosur rekordin botëror në garën e 200 metrave, duke dhënë kohën 19 sekonda e 19 të qindtat. Bolt e përmirësoi me 11 të qindtat rekordin e mëparshëm, që mbahej po prej tij. Usain Bolt ka çuditur sërish botën, duke fituar medaljen e artë në garën e 200 metrave dhe duke vendosur një rekord të ri. Në kampionatin botëror të atletikës, xhamajkani tregoi sërish se nuk njeh rivalë, duke i përshkruar 200 metrat në kohën 19 sekonda e 19 të qindtat. Një rekord i ri botëror që e ul me 11 të qindtat atë ekzistuesin, por dhe një tjetër medalje ari për të. Bolt konfirmohet kështu si mbreti i atletikës, por edhe si njeriu më i shpejtë i planetit Tokë.

Semenia sfidon në 800 metra
E Enjte, 08.20.2009, 11:26am

Ndërkohë mediat pyesin: a është femër apo mashkull? Federata Ndërkombëtare e Atletikës ka bërë një sërë shqyrtimesh për të sqaruar identitetin gjinor të jugafrikanes, e cila ka fituar medaljen e artë në finalet botërore.

 

Voal-online Femër apo jo? Në Botëroret e atletikës të Berlinit shpërthen rasti Caster Semenya, 18 vjeçares jugafrikane që ka fituar mbrëmë, me një largësia marramendëse ndaj të tjerave, medaljen e artë në 800 metra femërore.

 

IAAF në fakt dyshon për gjininë e atletes, saqë e ka nënshtruar ndaj kontrolleve, rezultatet e të cilave priten. “Bëhet fjalë për një shqyrtim tejet të vështirë dhe tërësor – konfirmon zëdhënësi i Federatës Ndërkombëtare Nick Davies
Berlin: Finalistët e 100 metrave të pastër
E Mërkurë, 08.19.2009, 01:44pm

 E ka saktësuar IAAF pas dyshimeve për Bolt shprehur në media

 

Voal-online –Aspak doping në 100 metra: janë të pastër tetë vrapshpejtët që kanë marrë pjesën në finalen e sprintit të Botërorit të atletikës. E ka saktësuar Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF). Zëdhënësi Nick Davis ka thënë se “të tetë finalistët janë me rezultate negative në testet e zhvilluara gjatë gjithë stinorit”. Rekordi 9’’58 nga Usain Bolt që kaloi rekordin e tij të mëparshëm botëror u prit me dyshime nga mediat.

Bolt vendos rekord të ri botëror
E Hënë, 08.17.2009, 07:44am

 Usain Bolt edhe njëherë dëshmoi se kush është njeriu më i shpejtë në botë. Atleti nga Xhamajka bëri një paraqitje të shkëlqyeshme në garën e 100 metrave në serinë finale të Kampionatit botëror të atletikës në Berlin, duke regjistruar rekordin e ri botëror 9,58 sekonda, i cili është 11 të qindtat më i shpejtë se rekordi i mëparshëm. Shkëlqyer është paraqitur edhe Tyson Gay, i dyti, me 9 sekonda e 71 të qindtat, si dhe Asafa Powell, i treti, me 9 sekonda e 84 të qindtat. Rekordi i Bolt shënon një hop tjetër në këtë garë, duke zbritur për të parën herë poshtë 9,6 sekonda. Kështu ai thyen rekordin e tij të vendosur në Pekin, saktësisht një vit më parë, më 16 gusht 2008, me 9 sekonda e 69 të qindtat. "Hallo, hallo, hallo... " ka thënë kampioni. “Isha këtu për titull, jo për rekord. Doja vetëm të kënaqesha. Ia arrita. Absolutisht.”

Tirana fiton superkupën, mund 1:0 Flamurtarin
E Hënë, 08.17.2009, 07:28am
Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë, duke mundur 1-0 Flamurtarin në “Qemal Stafa”. Bardheblutë e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri futbollistik, duke u hakmarrë edhe për finalen e Kupës ndaj skuadrës vlonjate.
Ka qenë pikërisht një vlonjat, Arbër Abilaliaj ai që ka ndëshkuar skuadrën e qytetit të lindjes. Sulmuesi i ri i Tiranës kërceu më lart se të tjerët pas një goditje këndi në minutën e 72-të dhe e dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për të me fanelën bardheblu, por edhe një nga më të rëndësishmit. Tirana fiton kështu trofeun e parë për këtë sezon, ndonëse në fushë ishte me shumë mungesa. Muka, Muzaka dhe Memelli nuk ishin të gatshëm për kampionët në fuqi, ndërkohë që në krahun tjetër Flamurtari dukej një skuadër e kompletuar.
  » Basketboll: Zvicra humb me Shqipërinë në Korçë
  » Miqësorja Zvicër-Itali 0:0
  » Miqësorja Shqipëri-Qipro 6:1
  » Adhuruesit ia dhanë lamtumirën e fundit Zharkut
  » Shumaker heq dorë: Nuk mund ta zëvendësoj Felipe Masën
  » Çelzi fitoi Superkupën e Anglisë
  » Shkarkohet Andersen, "persekutor" i Hykës
  » Trajnerët. Augsburgu  i Kapllanit favorit për Bundesligë
  » Bombieri shqiptar Memelli në listë mes Ibrës dhe Mesit
  » Daily Mail: Lorik Cana një blerje nxitëse e Sandërlëndit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]