VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SPORT

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 11:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Federata Shqiptare e Alpinizmit aktivitete në Theth
E Martë, 08.04.2009, 08:01am
Turizmi malor në Shqipëri po shton gjithnjë e më shumë frekuentuesit e tij. Në aktivitetet e Federatës Shqiptare të Aplinizmit, destinacioni i radhës ishte Thethi, ku përgjatë 3 ditëve 2 grupe nga 7 ekipe kanë kryer ngjitje në mal.

Të pasionuarit e natyrës prej vitesh kanë zbuluar bukuritë e Alpeve shqiptare, ndërsa numri i vizitorëve vazhdon të rritet nga viti në vit. Thethi është ndër destinacionit turistike jo vetëm e shqiptarëve por edhe e turistëve të huaj, të cilët zgjedhin muajt e nxehtë të verës për të eksploruar bukuritë e natyrës përmes sportit të alpinizmit.
Berluskoni: Milani klubi më i mirë në botë!
E Martë, 08.04.2009, 07:38am

Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni ka pohuar se klubi i tij edhe më tej është i paarritshëm për klubet tjera, ndonëse gjatë kësaj vere ka humbur yllin e skuadrës, Kaka. "Ishim dhe ende jemi skuadra më e mirë në botë", ka pohuar Berluskoni, duke shtuar:

 

"Jemi në një pozitë shumë të fortë në këtë moment, me trajner të ri dhe me një përzierje të mirë të futbollistëve, disa prej të cilëve janë me përvojë të madhe, e disa shumë të ri, por të talentuar". Sa i përket pyetjes për largimin e mundshëm të Andrea Pirlos në Çelzi, Berluskoni ka thënë: "Nuk di asgjë për largimin e Pirlos, prandaj rreth kësaj çështjeje nuk duhet të brengosemi".

I mbushi 50 vjet goli më i bukur i Pelé
E Hënë, 08.03.2009, 09:09am

E ka shënuar më 2 gusht 1959

Voal-online – Është konsideruar në mënyrë absolute goli më i bukur i realizuar nga Pelé.Edhe ai vetë, Edson Arantes do Nascimento, e quan të tillë. E ka shënuar 50 vjet më parë, më 2 gusht 1959. Një magji e pashoqe, tre sombreri njëri pas tjetrit, i treti portieri. Stadiumi Rua Javari i San Paolo, ku Santos i Pelé përballej me Clube Atletico Juventus. Santos po fitonte 3-0, por askush nuk e përfytyronte se nga ai moment do të hynte në historinë e futbollit botëror. Pelé merr topin në afërsi të pikës së njëmbëdhjetëmetërshit. Një dribbling i parë më një butësi të rrallë.

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e argjendtë në Pragë
E Hënë, 08.03.2009, 08:27am

Xhudistja Majlinda Kelmendi edhe këtë javë fitoi medalje të argjendtë në Kupën Evropiane për juniore në Pragë. Majlinda, së bashku me Nora Gjakovën morën pjesë në Kupën Evropiane TOP A për juniore në Pragë. Në këtë garë morën pjesë 25 shtete dhe ishte kjo garë e vlefshme për renditjen evropiane, e ku tani Majlinda është e dyta në radhitje. Majlinda edhe kësaj radhe me tri fitore të njëpasnjëshme me ippona mposhti garuesen nga Austria, Gferer, atë nga Zvicra, Katrin Frej dhe në gjysmëfinale garuesen nga Polonia, Suzana Pavlovska. Ndërkaq në finale ajo u ballafaqua me junioren më të mirë në Evropë, hungarezen Barbara Marosh, nga e cila pësoi humbje dhe u detyrua të kënaqet me medaljen e argjendtë, që gjithsesi është sukses. Ndërkohë, Nora Gjakova në Pragë humbi nga garuesja austriake Anja Majer dhe mbeti pa plasman.RTK

Lorik Cana: Pse firmosa me Sandërlendin
E Djelë, 08.02.2009, 09:12am

Ish-kapiteni: "Marseja do të mbetet shtëpia ime e dytë pas Shqipërisë". "Luftëtari" u prezantua me klubin anglez në një atmosferë të nxehtë

Lorik Cana u prezantua zyrtarisht si lojtari i ri Sandërlendit, klubit anglez të Premier Ligës, gjatë një ceremonie madhështore. Blerjes më të shtrenjtë në historinë e "Maceve të zeza", tifozët i rezervuan një pritje të ngrohtë, duke i krijuar shumë emocione kapitenit të ri të tyre. Lorik Cana pohoi për faqen zyrtare të klubit se ai ishte "shumë i entuziazmuar", për të luajtur me fanellën e Sandërlendit në Premier Ligë. Cana e përshkroi veten si një lider natyral dhe tha se ai synon të sjellë eksperiencën e tij të nivelit të lartë te "macet e zeza".

Ndërroi jetë legjenda e futbollit anglez Bobi Robson
E Shtunë, 08.01.2009, 09:35am
Futbollisti dhe trajneri legjendar anglez, Bobi Robson, dje në moshën 76-vjeçe ka ndërruar jetë. Robson ka kohë që ka luftuar me sëmundjen e kancerit. Ai në karrierën e tij si futbollist ka bartur fanellën e Fulhamit, Uest Bromuiçit, Ipsuiçit, PSV Aindhovenit, Sportingut, Portos, Barcelonës dhe Njukasëllit.Në kumtesën e lëshuar për media nga familja e të ndjerit thuhet: "Me pikëllim të thellë njoftojmë se Bobi Robson ka humbur luftën e tij të gjatë me kancerin. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Kontri Durham, kurse përkrah tij ishin bashkëshortja e tij dhe familja e ngushtë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet privatisht dhe vetëm me praninë e familjarëve të ngushtë". Legjenda Bobi Robson ka luftuar plotë 18 vjet kundër kësaj sëmundje të vështirë.
Majkël Felps vendos rekord të ri botëror në 200 metra flutur
E Enjte, 07.30.2009, 11:50am

Në Kampionatin botëror të notit, i cili po mbahet në Romë, kanë vazhduar të thyhen rekordet botërore. Notari amerikan, Majkëll Felps ka fituar medaljen e artë në 200 metra në stilin flutur dhe atë duke vendosur rekord të ri botëror, me kohën 1:51.51 minutë, duke e përmirësuar rekordin e deritashëm për 52 të qindtat e sekondës. Rekord të ri botëror ka vendosur edhe notarja italiane, Françeska Pelegrini, në garën 200 metra stil të lirë. Ajo garën finale ka përshkuar me kohën 1:52.98 minutë, duke e përmirësuar rekordin e vendosur vetëm një ditë më herët për 69 të qindtat. Notari jugafrikan, Kameron Vandenburg ka arritur deri te medalja e artë në garën 50 metra në stilin e gjoksit, me kohën 26.7 sekonda, me çka theu rekordin e vjetër botëror për 7 të qindtat e sekondës.

Cana zyrtarizon kalimin tek Sandërlandi
E Enjte, 07.30.2009, 08:12am

Sandërland nënshkruar një kontratë katërvjeçar me kapitenin e Marsejës dhe mesfushorin e ekipit kombëtar shqiptar Lorik Cana.

Lorik Cana del të enjten para mediave dhe tifozëve në Sandërland ku do të luajë në sezonin e ri futbollistik.

Nënshkrimi i 26 vjeçarit, është i treti këtë verë për menaxherin Steve Bruce, pas kontratave me Paulo Da Silva dhe Fraizer Campbell.

"Jam shumë i kënaqur që kam sjellë Lorikun në klub edhe prej numrit të klubeve që kanë shprehur interesin në blerjen e tij," tha Bruce.

"Ai sjell një eksperiencë të jashtëzakonshme si në klub ashtu edhe në nivel ndërkombëtar."

Përse Sunderland.

Shumaker kthehet te Formula 1, zëvendëson Felipe Masën
E Mërkurë, 07.29.2009, 08:40pm
Mikael Shumaker rikthehet në Formula 1 pas dy vjet e gjysmë, duke zënë vendin e Felipe Masës në skuderinë Ferrari. Piloti gjerman e ka marrë këtë vendim pas një kërkese të bërë nga drejtuesit e kokëkuqes, të cilët arrijnë në këtë mënyrë një marrëveshje historike për t’i besuar 40 vjeçarit makinën deri në fund të sezonit. Shtatë herë kampioni i botës është mbetet ende një idhull për të gjithë dhe jo më kot lajmi i rikthimit të tij ka bërë menjëherë xhiron e mediave ndërkombëtare. Mikael Shumaker u largua në fund të sezonit 2006, në moshën 37 vjeçare dhe deri tani ka qenë konsulent te Ferrari. Rikthimi i tij në pistë pritet të bëhet që në garën e radhës në Valencia, ndërsa për gjermanin detyra do të jetë tepër e vështirë duke parë se kokëkuqja nuk ka arritur ende fitoren e parë për këtë sezon.
Mëkëmbet Filipe Masa
E Mërkurë, 07.29.2009, 07:37am

Piloti i Ferarit, Felipe Masa, ka vazhduar shërimin e sukseshëm në Budapest, pas aksidentit të rëndë në shtegun Hungaroing. Udhëheqësit e ekipit kanë thënë se shpresojnë se deri në fund të javës ai do të dalë nga spitali.
Mjekët kanë deklaruar se brazilianit Felipe Masa i duhet shërim gradual. Ata kanë pohuar se aktualisht Felipe Masa nuk shfrytëzon aparatet për frymëmarrje, ndërsa ka arritur të lëvizë edhe duartë dhe këmbët.
Felipe Masa humbi vetëdijën pasi që morri një goditje në kokë dhe pastaj u përplasë edhe me mburojën mbrojtëse afër shtegut të garave.

  » Kosova pranohet në Euroligën e boksit
  » Lorik Cana transferohet tek Sanderlend
  » Federika Pelegrini medalje të artë dhe rekord botëror
  » Felipe Masa nuk ka dëmtime në tru
  » Jeta e Felipe Masës në rrezik
  » Bukuroshe Bellova e lindur për të falur dashuri nëne
  » Françesko Toti: Do të qëndroj me Romën deri më 2014
  » Motrat Uilliams përballë edhe në këtë finale të Uimbëlldonit
  » Venus dhe Serena Uilliams në çerekfinalen e Uimbëldonit
  » Boksi femëror do të përfshihet në Olimpiadën e ardhshme



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]