E Shtunë, 04.20.2024, 02:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Wolfsburgu kampion i Gjermanisë në futboll
E Hënë, 05.25.2009, 03:00pm

Më në fund ia dolën mbanë! Wolfsburg-u për herë të parë në historinë e klubit, mori titullin e kampionit të Gjermanisë në futboll.

Ekipi i trainerit Felix Magath ruajti gjakftohtësinë dhe fitoi bindshëm dhe pa rrezik me rezultatin 5:1 me Werder Bremen-in.

 

"Eshtë një ëndërr që këtë sezon jo vetëm u bëmë kampion i Gjermanisë, por e morëm me meritë titullin. Ne ndoshta nuk kemi ekipin më të mirë por luajtëm futbollin më të mirë gjatë gjithë sezonit", u shpreh traineri Magath. Në formë të shkëlqyer u paraqit sërish sulmuesi Grafite i cili shënoi përsëri dy herë duke e rritur në 28 bilancin e golave të shënuar prej tij gjatë kampionatit.

Zyrihu është kampion i Zvicrës
E Djelë, 05.24.2009, 08:56pm

Pas fitores së zyrihasve dhe humbjes së bazelasve

 

Voal-online – Duke fituar 1:0 kundër AC Bellinzona dhe duke u favorizuar nga humbja e FC Basel përballë Grasshopper (4:1), me ndihmën e Grasshopper FC Zürich ka rrëmbyer për të 12-tën herë titullin kampion i Zvicrës në kategorinë superiore. Kjo arrihet një javë para kohe. Këshut skuadra e presidentit Acillo Canepa arrin suksesin e tretë në katër vitet e fundit. Golin e fitores e shënoi Alphonse në minutën e 31. Për të pasur shpresa në rifitoren e kampionatit FC Basel duhej të mundte ekipin Grasshopper.

Karateistët shkodranë medalje në turneun ndërkombëtar "Luan Haradinaj" në Kosovë
E Djelë, 05.24.2009, 05:21pm
Dy karateistë, Shpresim Daija dhe Roland Çerjani, pjesë e ekipit të Shkodrës, u nderuan me medalje të argjendë në përfundim të Turneut Ndërkombëtar “Luan Haradinaj”, që u zhvillua në qytetin e Gjilanit, Kosovë. Karateistët e Vllaznisë të drejtuar nga trajneri i pasionuar Ergys Gucija, morrën pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar, ku ishin pjesmarrës klubet më të mira të karatesë në trevat shqiptare.  Trajneri shkodran Gucija, tha për ATSH-në se, në turne ishte i pranishëm ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi turneu i kushtohej vëllait të tij, dëshmorit kosovar Luan Haradinaj. Trajneri i Vllaznisë Ergys Gucija, që në këtë turne ishte dhe në cilësinë e përfaqësuesit të Federatës Shqiptare të Karatesë, zhvilloi takime pune me drejtues të Federatës kosovare të Karatesë ku u vendos për një bashkëpunim edhe më të ngushtë.  
Tirana fiton titullin e 24t kampion të Shqipërisë
E Shtunë, 05.23.2009, 08:59pm

Një festë e vërtetë ka rezultuar për skuadrën e Tiranës ndeshja e sotme në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.  Në takimin përcaktues përballë shkodranëve të Vllaznisë fubollistët e Tiranës kanë treguar vlerat më të mira, duke i dhuruar për herë të 24-t titullin kampion klubit dhe tifozëve bardh e blu, pas fitores me rezultatin 2-1.

Që nga minuta e parë, kur kapiteni i Tiranës, Devi Muka, shënoi golin e parë, festa nuk ka reshtur në shkallët e stadiumit, duke arritur kulmin pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit sllovak Hrinak.Tirana ka kurorëzuar kështu një sezon që e ka parë kampione të vendit për të 24-ën herë, por që e ka parë edhe finaliste të Kupës së Shqipërisë, duke humbur mundësinë për të fituar gjithçka këtë vit në Shqipëri.

Josip Kuze është kroati i ri që do ta drejtojë Kombëtaren
E Premte, 05.22.2009, 08:51pm

Trajneri kroat, Josip Kuze, është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit si drejtuesi i radhës për ekipin tonë kombëtar. Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së e ka zgjedhur atë mes tre kandidaturave të mbetura në garë, pas atyre që vërshuan të paraqiten menjëherë pranë FSHF-së pas largimit të ish-trajnerit Ari Han nga drejtimi i ekipit tonë kombëtar. Bëhet e ditur se Kuze gjatë karrierës së tij, ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb. Sipas të dhënave zyrtare, kontrata mes FSHF-së dhe trajnerit kroat do të jetë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë.  Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.

Miti i FC Sionit mbetet i pathyeshëm
E Enjte, 05.21.2009, 08:19am
Voal-online – Miti i FC Sion mbeti i pathyeshëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme në Stadium de Suisse të Bernës. Valezianët e fituan kupën e 84-t të Zvicrës në futboll përballë Young Boys 3:2 – duke përmbysur rezultatin 0:2. Është hera e njëmbëdhjetë që FC Sion arrin në finalen e kësaj gare dhe është herë e njëmbëdhjetë që e fiton atë. Dhe kjo ndoshte, edhe pse FC Sion luante në fushë të huaj. Vendimin përfundimtar e vulosi lojtari Afonso në minutën e 88-të të lojës. Bernezët, të cilët nuk mundën të bënin gjë pas golit të tyre të dytë kundër mysafirëve, nuk mundën të bëjnë asgjë në minutat e mbetura as në katër minutat e shtuara nga gjyqtari i ndeshjes. Young Boys dolën përsëri duarbosh, ashtu si në 22 vitet e fundit. Asokohe, më 1987, e kishin marrë kupën duke qenë në finale me klubin futbollistik Servette në Gjenevë.
Jangbojsat duan sonte kupën
E Mërkurë, 05.20.2009, 12:51pm

Voal-online – Çdo pritje duhet të ketë një fund. Prej 22 vitesh shpresojnë Young Boys-at për të fituar një titull tjetër. Më 1987 ishte hera e fundit që Young Boys patën në duart e tyre trofeun e Kupës së Zvicrës në Futboll. Nën trainimin e Alexander Mandziara ata festuan atëherë fitoren e gjashtë të kupës. Zijeshilët ia arritën kësaj në stadiumin Servette të Gjenevës. Prej atëherë asnjë titull të tillë nuk e kanë fituar. Më 1991 dhe më 2006 Young Boysat arritën në finale. Të dyja herë kishin përballë FC Sion. Rezultati, në të dyja rastet, ishte zhgënjyes. Para tri vjetësh përballë valeasve bernezët nuk arritën të kualifikohen me penallti për në finale. Edhe sonte ata kanë përballë FC Sion. A do të zotërojë ankthi se përsëri skuadra valease do të sjellë jo mbarësi për bernezët. Lojtarët e pyetur kanë thënë se ata nuk druajnë nga miti i pathyeshmërisë së FC Sion në finale. Ata janë të sigurtë në fitore. Ndeshja është në orën 20:30. Për Young Boys luajnë: Wölfli; Portillo, Ghezal, Schneider; Schwegler, Hochstrasser, Yapi, Raimondi; Varela, Schneuwly, Regazzoni.

Anglia kërkon Kampionatin Botëror të futbollit 2018
E Martë, 05.19.2009, 08:11am
Anglia dje në stadiumin “Uembli” në Londër ka paraqitur kandidaturën për organizimin e kampionatit botëror në futboll në vitin 2018.
Në këtë manifestim ishin të pranishëm kryeminsitri i Britanisë së Madhe Gordon Braun dhe futbollisti Dejvid Bekam.
Përfaqësuesit e fushatës thanë se përparësi e Anglisë në organizimin e kampionatit është cilësia e stadiumeve dhe simpatizuesit e shumtë që çdo javë mbushin tribunat.
Kandidatë tjerë për kampionatin e vitit 2018 janë Australia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika, Indonezia dhe Japonia. Është thënë se kandidatura të përbashkëta mund të paraqesin Spanja e Portugalia dhe Holanda e Belgjika.
FC Bazel krijon shpresa për titullin kampion
E Hënë, 05.18.2009, 04:44pm

Voal-online – FC Basel, me fitoren e arritur të dielën në Zyrih, ka krijuar shpresa të reja për titullin e sivjetshëm kampion në kategorinë e elitës së futbollit kombëtar. Tashmë kryesuesi i tabelës së klasifikimit, FC Zürich e ka ngushtuar largësinë nga skuadrat e tjera. Nga skuadra e dytë në renditje, FC Basel, atë e ndajnë tashmë vetëm 1 pikë. Skuadrat shkuan në pushimin e parë të ndeshjes me rezultatin e barabartë 1:1, pas golave të shënuar nga Gelabert (minuta e 37-të) dhe nga Djuric (në minutën e 42-të). Në minutën e 71-të Marco Streller e çoi sërish në epërsi Bazelin. Derdiok e thelloi rezultatin në minutat shtesë. Deri në mbarim të kampionatit, zyrihasit duhet të ndeshen edhe me AC Belinzona dhe pastaj me Grasshoppers-at, ndërsa bazelasit duhet të ndeshen edhe me Grasshoppers e pastaj me Young Boys.

Inter kampion, Milanoja e zikaltërve feston
E Djelë, 05.17.2009, 09:17am
Voal-online – Në të gjitha rrugët dhe sheshet e Milanos, prej mbrëmjes së djeshme, festohet. Është festa e zikaltërve për kupën e 17 të kampionatit kombëtar elitar të futbollit italian, e katërta me radhë, veç të tjerash e zaptuar dy ditë para kohe. Ajo ka filluar me fishkëllimën përfundimtare në mbarim të ndeshjes Udinese-Milan. Humbja e kushërinjve kuqezi ia ka dhënë sigurinë matematike Interit. Ndeshja e sotme e Interit në stadiumin San Siro kundër Sienës do të jetë thjesht një festë, një pasarelë. Bashkë me harenë e tifozëve ka ardhur edhe një deklaratë që i sjell prehje skuadrës kampione të Italisë: „Vitin e ardhshëm do t’i fitojmë të gjithë titujt,“ ka premtuar Zlatan Ibrahimoviç, duke i përgënjeshtruar ata që thonin se ai do të kalojë tek Milan.
  » Intervistë - Rafael Nadal: Jam kampion i lindur
  » Shënim: Kombëtarja shqiptare një muaj pa trajner
  » Vllaznia kampione e 17 vjeçarëve
  » Lacio është fituese e kupës në futbollin italian
  » Everton blen talentin shqiptar Shkodran Mustafi
  » Kombëtarja e volejbollit nis nesër fazën eleminatore të botërorit
  » Yjet e Milanit fituan pas penalltive ndaj Shqipërisë B
  » FC Bazeli fitoi mbrëmë edhe FC Zyrihu gjithashtu
  » FC Bazel sonte kundër Lucernës vetëm për fitore
  » Milan zbret nesër në Tiranë me të gjithë yjet e tij



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]