E Mërkurë, 04.24.2024, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Evropë
E Hënë, 05.11.2009, 03:34pm
ATSH- Fundjava për lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet evropiane ka qenë mjaft pozitive. Lojtari Kombëtares Hamdi Salihi vazhdon të shkëlqejë me Riedin në Bundesligën austriake. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare ka shënuar dy gola në ndeshjen që skuadra e tij SV Ried fitoi 4-0 në shtëpi kundër Matersburgut.  Në pjesën e dytë, Salihi shënoi edhe golin e dytë personal e të katërtin të takimit në të 59-ën. Me dygoleshin e realizuar dje, sulmuesi është ngritur në kuoten e 11 golave në kampionat, në 26 ndeshje sezonale të luajtura. Salihi është grumbulluar sot nga trajneri Artan Bushati për ndeshjen miqësore Shqipëri – Milan dhe pritet të jetë nesër në krye të sulmit shqiptar. Sulmuesi shqiptar që aktivizohet tek skuadra e Kievos në kampionatin Italian, Erjon Bogdani ka zhvilluar një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen që Kievo barazoi 2-2 ndaj kampionëve.
Belincona shkatërroi ëndërrën e jangbojsave të Bernës
E Hënë, 05.11.2009, 10:42am
Voal-online – Me fitoren e saj, të tretën radhazi, arritur të dielën, AC Bellinzona, tashmë 2=1 kundër Young Boys nuk mund të mos konsiderohet skuadër e befasive. Djemtë e Bernës, me këtë humbje, i kanë dhënë fund për sivjet ëndërrës së tyre për titullin kampion. Kjo ishte edhe një dhuratë që ata ua bëjnë Klubit Futbollistik të Zyrihut (FCZ) dhe Klubit Futbollistik të Bazelit (FCB) të cilët kryesojnë tabelën e klasifikimit në superligë. Me golat e Angelo Raso e të Diarra, AC Bellinzona e vuloste rezultatin e fiores që në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, Seydou Doumbia, i futur si zëvendësues, arriti të shkurtojë rezultatin dhe ta dëshmojë veten si golashënues.  Pas ndeshjej pati përleshje midis tifozëve belinconas dhe atyre bernezë. Disa tifozë vendas ishin futuar në radhët e kryeqytetasve për të provokuar.
Luanët e Zyrihut do të luajnë kundër fajkonjve të zinj të Çikagos
E Djelë, 05.10.2009, 05:16pm

Voal-online – Klubi i Zyrihut i Hokeit në akull (Zürcher Eishockey Club) ZSC Lions pas disa muajsh, pikërisht më 29 shtator, do të luajnë në Hallenstadion kundër ekipit bazë gjashtëlojtarësh, fitues të Ligës Kombëtare Amerikane të Klubeve të Hokeit, pra kundër Chicago Blackhawks (Fajkojtë e zinj të Çikagos). Presidenti klubit René Fasel thotë se ishte ëndërra e tij që ekipi zyrihas të ndeshet me Çikagon. „Kështu kemi përballë njëri tjetrit, klubin më të mirë amerikanë kundër klubit më të mirë europian,“ tha ai. Paraqitja sa më e mirë e vendasve në Zyrih do t’i ndihmojë ata edhe në mbështetjen e sponsorëve sa më të fuqishëm, pra edhe në të ardhmen e klubit, i cili vjen me pretendime gjithnjë e më të mëdha në sportin përkatës zviceran dhe europian.

Katër skuadra shqiptare në kampionatet evropiane
E Shtunë, 05.09.2009, 07:42pm

Voal-online - Agjencia NOA komentonte sot se fitimi i Kupës së Shqipërisë nga ana e Flamurtarit, ka bërë të mundur nxjerrjen në dritë të emrave të skuadrave shqiptare të cilat do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane për edicionin e ardhshëm. Ato janë Vllaznia, Tirana, Flamurtari dhe Dinamo, tre prej të cilave do të marrin pjesë në Ligën e Evropës, kurse njëra do të shkojë në Ligën e Kampioneve. E veçanta për edicionin 2009-2010 është fakti se kampionia e Shqipërisë merr pjesë direkt në turin e dytë eliminator, për shkak të renditjes së fortësisë së kampionatit shqiptar në Europë, i 43-ti (3.6 koeficienti i Shqipërisë; 75.7 koeficenti i Anglisë, kampionatit më të fortë në Europë). Kampionia e Shqipërisë duhet të kalojë të paktën një tur për të vazhduar aventurën në Ligën e Europës edhe pse do të eliminohej nga Liga e Kampioneve.

Deivid Bekam dëshiron që sa më shpejt të kthehet në Milan
E Shtunë, 05.09.2009, 09:33am
Voal-online - Futbollisti anglez, Dejvid Bekam, tashmë në Los Anxhelos, ka deklaruar se dëshiron që të kthehet në Milan sa më shpejt që të jetë e mundur, menjëherë pas përfundimit të kampionatit në SHBA. Bekam prej disa muajsh luan me skuadrën e famshme italiane të futbollit dhe ka deklaruar disa herë se atje ka gjetur një klimë shumë të mirë si tek drejtuesit e klubit, ashtu edhe tek kolegët e skuadrës dhe tek adhuruesit e futbollit milanez. Edhe mediat italiane kanë treguar një interesim të lartë për futbollistin më të parapëlqyer nga rubrikat e gossipeve. Ish kapiteni i kombëtares angleze do të shkojë në ekipin Galaxi nga Los Anxhelosi në muajin qershor, por pret që sërish t’i bashkangjitet klubit italian në afatin kalimtar në janarin e vitit 2010.
Qytetarët e Vlorës festojnë në Sheshin e Flamurit fitoren e Kupës së Shqipërisë
E Enjte, 05.07.2009, 10:33am
ATSH - Festa e fitores së Kupës së Shqipërisë në futboll, që nisi në stadiumin "Niko Dovana" në qytetin e Durrësit, vazhdoi me dimensione të tjera edhe më të mëdha dje në mbrëmje, në Vlorë mes entuziazmit të madh që u shoqërua me hedhje fishekzjaresh për futbollistët e "Flamurtarit".
Dhjetëra autobusë e autovetura me sportdashës, që kishin ndjekur takimin final të edicionit të 57-të të Kupës së Shqipërisë, mbërritën në mbrëmje në Sheshin e Flamurit, ku u pritën nga mijëra qytetarë. Për më shumë se 60 minuta, sheshi u shndërrua në epiqendër të një feste të vërtetë sportive, e alternuar me fishekzjarrë të shumtë. Emocionet pafund të futbollistëve vlonjatë, fitues të aktivitetit të dytë më të rëndësishëm të sezonit futbollistik në vend, u përzjenë me ato të bashkëqytetarëve të tyre që kishin mbushur sheshin. 
Traineri Ralf Krueger mbrohet nga kritikat
E Mërkurë, 05.06.2009, 10:15am
Voal-online – Rezultatet e ekipit kombëtar zviceran në Kampionatin Botëror të Hokeit Zvicër 2009 kanë ngjallur diskutime të pafundme. Jo të gjithë përqëndrohen në të njëjtën pikë. Por ai që ka befasuar më shumë ka qenë traineri i kombëtares, Ralph Krueger, në ditën e parë menjëherë pas ndeshjes së fundit: "Ne nuk dolëm të humbur.“ Dhe ka argumentuar se në pesë prej gjashtë ndeshjeve lojtarët e tij kanë gjuajtur në portë shumë më tepër se kundërshtarët. „Strategjia dhe taktika ishin shumë të mira.“ Dhe i pëlqen të komentojë ndeshjen me SHBA, “lojën më të bukur përballë një të madhi“. Gjithsesi ekspertët nuk ia falin skuadrës kombëtare zvicerane humbjen përballë Letonisë, e cila ishte fatale për të. Një tjetër fatalitet për skuadrën ishte edhe saktësia jo e lartë në gjuajtjet e penalltive.
Vllaznia ngjitet 30 vende në renditjen botërore të klubeve
E Martë, 05.05.2009, 12:57pm

ATSH- Skuadra e Vllaznisë, kryesuesja e Superligës shqiptare me 60 pikë, pas 30 javëve, konfirmohet sërish si skuadra më e mirë shqiptare në këto dy vitet e fundit. Këtë e bën të njohur renditja botërore për klube e Institutit të Historise dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS) për periudhën nga  muaji maj i vitit 2008- deri në muajin maj të vitit 2009. Në harkun e 365 ditëve skuadra shkodrane është ngjitur 30 vende, duke u zhvendosur nga pozicioni i 224 në maj 2008 në të 194-in në maj 2009 në kuotën e 80 pikëve. Nëntë herë kampionia e Shqipërise lë pas vetes jo pak, por 168 skuadra në botë, pjesëmarrëse në aktivitetët ndërkombëtare botërore e evropiane në nivel klubesh. Pas shkodranëve renditen klube të njohura si, Dinamo e Bukureshtit (202), PSV Eindhoven (205), Palermo (224) etj. Në krye të këtij klasifikimi është Mançester Junajtit, i pasuar nga Barcelona, Çelsi, etj

Rezultatet e ditës së njëmbëdhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009


E Martë, 05.05.2009, 07:22am
Voal-online – Loja e mbrëmshme e zviceranëve përballë SHBA konsiderohet nga ekspertët lojë e shansit të fundit e fituar tepër vonë. Zvicra fitoi kundër SHBA vetëm në pjesën shtesë të lojës, me rezultatin 4:3. Gjuajtja e fitores, e realizuar nga Roman Wick (në minutën e 61-të), thonë ata, erdhi tepër vonë. Kjo bëri që publiku aq i shumtë dhe i zjarrtë, i cili i shoqëroi sportistët gjatë gjithë këtyre ditëve të mos e ndiente shijen e fitores. Vendi mikpritës, i cili e kishte ëndërruar kupën e këtij kampionati, nuk mund të luftojë më tutje për të. Kjo do të bëjë që traineri Ralph Krueger të jetë në qendër të kritikave. Në ndeshjen tjetër të luajtur në Grupin e ndërmjetëm E Suedia fitoi 6:3 përballë Francës. Në Grupin F Sllovaki fitoi, me shtesë, kundër Norvegjisë 3:2. Ndërsa Kanadaja pësoi të vetmen humbje, me penallti, përballë Finlandës.
Vajzat e Flamurtarit kampione të Shqipërisë në basketboll
E Hënë, 05.04.2009, 12:11pm
ATSH- “Flamurtari” u shpall mbrëmjen e djeshme kampion në basketboll për femra, pas fitores ndaj DHL-së të Tiranës, me rezultatin 82-73. Vlonjatet fituan takimin e tretë në finale, gjë që konfirmoi triumfin e ekipit të tyre në këtë kampionat. Trajneri Viron Toska, u shpreh për ATSH-në se "skuadra që ai drejton, u konfirmua në krye të basketbollit shqiptar të femrave". “Flamurtari është ekipi më i mirë në Shqipëri dhe gjatë këtij sezoni ne i merituam të gjitha trofetë e mundshme”, theksoi Toska. Sipas tij, skuadra ka një profil mjaft të konsoliduar dhe lojtaret janë të motivuara në lojën e tye. Trajneri  Toska veçon basketbollistet Myrto, Demiraj, Hasanaj, Plasa, të cilat, sipas tij, "janë bërë një bazë mjaft e mirë për skuadrën". Titulli kampion është trofeu i tretë për këtë sezon i skuadrës së “Flamurtarit" në basketboll për femra. Në 25 janar të këtij viti ekipi fitoi Superkupën pas fitores në Vlorë ndaj Tiranës me rezultatin 117-111.
  » Rezultatet e ditës së dhjetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Hera e katër që Rafael Nadal triumfon në Internazional të Romës
  » Rezultatet e ditës së nëntë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Rezultatet e ditës së tetë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Daniel Albreht: Isha shumë kohë larg, tani jam kthyer
  » Rezultatet e ditës së shtatë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Rezultatet e ditës së gjashtë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Rezultatet e ditës së pestë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Rezultatet e ditës së katërt të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
  » Rezultatet e ditës së tretë të Kampionatit të Hokeit Zvicër 2009



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]