E Enjte, 03.28.2024, 10:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Rezultatet e ditës së dytë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009
E Djelë, 04.26.2009, 08:45am

Voal-online – Dje u luajtën ndeshjet e Grupit C dhe të Grupit D. Në Grupin C u ndeshën mes tyre Suedia  me Austrinë dhe SHBA me Letoninë. Natyrisht fitorja më e bujshme ishte ajo e Suedisë kundër Austrisë (7:1). Shënuan  në pjesën e parë Kenny Jönsson (minuta e 2-të.), Langnauer Magnus Johansson (minuta e 12-të) dhe Marcus Nilson (minuta e 13 të) Pas një shkurtimi të rezultatit 1:3 nga Martin Oraze (minuta e 32-të) të shënuar pjesën e dytë reagoi përsëri Suedia menjëherë, duke mos u kënaqur asnjëherë rezultatin dhe duke arritur fitoren më të thellë të deritanishme në kampionatet e hokeit. Austriakët e bazuan lojën e tyre tek Thomas Vanek, por kjo nuk dha rezultat. Edhe Amerika korri fitore, në ndeshjen kundër Letonisë, me rezultatin 4:2. 

Në Kupën Botërore të Tenisit Femra Italia kundër Rusisë 2:0
E Shtunë, 04.25.2009, 04:19pm
Voal-online –Tenistja Flavia Pennetta ka rrëmbyer pikën e parë dhe të rëndësishme në gjysmëfinale të Kupës Botërore të Tenisit (Fed Cup), në ndeshjen Itali-Rusi, veprimtari e cila vazhdon në Castellaneta Marina të Italisë. Janë dashur vetëm një orë e tetë minuta që tenistja italiane nga Brindisi të mundte rusen Anna Chakvetaze dy sete njëra pas tjetrës me 6-6; 6-3. Fitorja e Flavia Pennettas i ka dhënë zemër edhe italianës tjetër, Francesca Schiavone, e cila ka mundur rusen tjetër, Svetlana Kuznetsova. Duke qenë në rezultat të setit të parë në humbje 6-1, ajo ka arritur ta përmbysë krejtësisht rezultatin në favor të saj, kështu që në dy setet e tjera do të fitonte 6-2 dhe 6-3 dhe kështu krejt ndeshjen 2:1.

Rezultatet e ditës së parë të Kampionatit Botëror të Hokeit Zvicër 2009


E Shtunë, 04.25.2009, 08:18am

Voal-online - Në ditën e parë të Kampionatit Botëror të Hokeit, që po zhvillohet në Zviceër, kombëtarja zvicerane mori tri pikët e para në një ndeshje që përfundoi me rezultat të ngushtë 1:0 kundër Francës: zviceranët nuk e kënaqën publikun e tyre, ndërsa francezët u paraqitën më mirë se pritej. Vitin e kaluar zvicra pati fituar 4:1 kundër Francës. Kjo tregon se traineri Ralph Krueger dhe ekipi i tij duhet të bëjnë më shumë në ndeshjet e ardhshme. Në Grupin B, ku ndodhet Zvicra, dje u zhvillua edhe ndeshja Gjermani-Rusi (0:5). Nesër Zvicra luan me Gjermaninë, ndërsa Rusia me Francën. Të martën luajnë Zvicra me Rusinë dhe Gjermania me Francën. Në Grupin A u zhvillua ndeshja Bjellorusi-Kanada (1:6) dhe Sllovaki-Hungari (4:3). Nesër zhvillohet ndeshja Sllovaki-Bjellorusi, Kanada-Hungari, ndërsa të martën Hungari-Bjellorusi dhe Kanada-Sllovaki.

Boksierët shqiptarë nderohen me medalje në turneun ndërkombëtar në Kroaci
E Premte, 04.24.2009, 02:44pm
ATSH - Katër boksierë të ekipit shqiptar të të rinjve u nderuan me medalje argjendi dhe bronxi në turneun ndërkombëtar të boksit "Franko Blagovic" që u zhvillua ditët e fundit në Kroaci. Marsel Sermi, Ajet Rexha, Kristian Demaj dhe Aleksander Ramo ishin katër boksierët që përfaqësuan Shqipërinë në këtë aktivitet ku konkurruan dhe boksierë nga Gjermania, Rusia, Austria, Hungaria, Italia, Sllovenia Lituania, Mali i Zi, Kroacia, Kosova, etj.  Dy prej tyre, shkodranët Marsel Sermi dhe Ajet Rexha morën medalje të argjenda, përkatësisht në peshat 65 dhe 75 kg, ndërsa boksierët Kristian Demaj dhe Aleksander Ramo medalje të bronxta.  Trajneri i ekipit kombëtar të boksit, Zef Gjoni, i cili drejton dhe ekipin e Vllaznisë, tha sot për ATSH-në, pas kthimit nga Kroacia, se “boksierët e rinj shqiptarë morrën vlerësime të larta nga organizatorët dhe specialistët e boksit europian, të pranishëm në këtë aktivitet”.  Sipas tij, ata u shprehën optimist për të ardhmen e ekipit përfaqësues të Shqipërisë në sportin e boksit.
Agustin Kola: Çdo ndeshje një finale për Tiranën
E Enjte, 04.23.2009, 02:19pm

ATSH- Superliga ka hyrë në 5 javët e saj të fundi, kur  pritet të shpallet ekipi i 70-të kampion i Shqipërisë, për të cilin luajnë fort ekipet Teuta, Besa, Shkumbini, Dinamo dhe Vllaznia, që do të jenë kundërshtarët e ardhshëm të Tiranës. Tirana, kryesuesja e Superligës me 55 pikë, do të përballet në fundjavë me Teutën, ndaj së cilës humbi në fazën e dytë.

Barazimi me Belinconën e shfronëzon Bazelin
E Enjte, 04.23.2009, 09:30am
Voal-online – Për herë të dytë brenda pak javësh, FC Basel do të pësonte një barazim përballë një mysafireje të fortë si Bellinzona, me rezultatin 1:1. Golin më spektakolar të së mërkurës, golin e barazimit do ta shënonte Andrea Conti (minuta e 76-të). Falë një goditjeje të Marco Streller do të vinte goli i parë, ai i bazelasve, dhe do të kishim kështu 1:0. Tiçinasit nuk u druajtën nga prania e 19 000 shikuesve dhe vazhduan kërkimin e papushuar të golit. Në qendër të përpjekjeve kolektive të belinconasve do të vihej pikërisht Andrea Conti, djali i legjendës së ekipit të Romës, Bruno. Italiani nuk do të stepej nga fishkëllimat që do ta shoqëronin nga shkallët e stadium Sant Jakob të Bazelit.

Ekipi i Christian Gross ishte i tronditur nga rezultati, për çka duhet fajësuar formacioni me të cilin luan.

Basketbollisti Dikembe Mutombo u plagos rëndë
E Mërkurë, 04.22.2009, 05:20pm

Voal-online – Legjenda e NBA, Dikembe Mutombo, në moshën 42 vjeçare, ndodhet tashmë në fund të karrierës së tij. Mbrojtësi i basketbollit, me prejardhje nga Kongoja (Afrikë), u plagos rëndë në gju në ndeshjen e kthimit (Playoff) të Houston kundër Portland, në një përplasje tejet të ashpër trup me trup. „Kush e kishte menduar që do të vinte një ditë, kur një njeri i pamposhtur ndonjëherë do të jetë si një ushtar i mundur,“ kështu ka thënë krejt i mbytur në lotë Dikembe Mutombo, duke vazhduar, „karriera ime ka marrë fund në mënyrën më befasuese.“ Në tetëmbëdhjetë vjet loje me skuadrën e tij, tetëfish kampione amerikane, ku luajti 1196 ndeshje me NBA dhe nuk pësoi asnjëherë dëmtime të rënda fizike, i quajturi „Monsterblocker“, i pakalueshmi, ka bërë 3289 bllokime, duke u renditur i dyti në historinë e bllokimeve të tilla.

Shqipëria në peshëngritje një prej dhjetë fuqive të Evropës!
E Martë, 04.21.2009, 07:28am

Nga Besnik Dizdari

 

Ditët e fundit sporti shqiptar ka patur një ngjarje të rangut evropian. Në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes zhvilluar në Bukuresht, Shqipëria hyri midis 10 fuqive të Evropës, madje për femra qe një nga pesë fuqitë. Në shtypin shqiptar kjo ka kaluar si një ngjarje sportive e rëndomtë, e shpejtë, për fat të keq edhe me informacione krejt të parregullta, të përcipta e deri të padije. Tashmâ Shqipërisë i mungon një gazetë sportive kombëtare, kur me “kombëtare” nënkuptojmë atë që lidhet me kombin, madje me gjithë kombin, me ndjenjën kombëtare. Tek një fjalor i famshëm do të gjesh edhe këtë përcaktim “sportiv” krejt të veçantë për kuptimin e “kombëtares”: “sportist të përfshirë në një skuadër kombëtare; skuadër sportive që përfaqësojnë kombin e tyre në gara ndërkombëtare në një specialitet të caktuar”.

Java e 28 e kampionatit elitar zviceran të futbollit, rezultatet, renditja, golashënuesit
E Hënë, 04.20.2009, 08:28am

Voal-online - Rezultatet e Axpo Super League: AC Bellinzona- FC Arau (1:2); FC Vaduz- FC Lucernë (1:2); FC Zyrih- FC Sion (2:2); këto ndeshje janë luajtur të shtunën, 18 prill, në orën 17:45. Nojshatel Ksamaks- FC Bazel (2:3); Jang Bojs Bernë- Grasshoppers (3:1); këto ndeshje janë luajtur të dielën, 19 prill, ora 16:00.

Tabela e Axpo Super League: 1) FC Bazel, 19 fitore, 4 barazime, 5 humbje, 61 gola të shënuar, 30 gola të pësuar, diferenca plus 30 gola, pikë gjithësejt 61. 2) FC Zyrih, 18 fitore, 6 barazime, 4 humbje, 63 gola të shënuar, 28 gola të pësuar, diferenca plus 35 gola, pikë gjithësejt 60.

Një shqiptaroamerikan kampion i boksit amator Golden Gloves
E Djelë, 04.19.2009, 08:37am

Zëri i Amerikës - Një shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku fitoi të enjten mbrëma kampionatin e boksit amator Golden Gloves, një ngjarje sportive tradicionale që tërheq dhjetra konkurrentë të fortë. 18-vjeçari Steven Bujaj, bëri një paraqitje të fuqishme në Madison Square Garden, ku u zhvillua finalja e kampionatit.                  

Steven Bujaj, i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo ishte për të ndeshja më e rëndësishme deri tani, por synimet e tij shkojnë shumë më larg se kaq.
Familja e Stivit erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1990 nga Kelmendi i Malsisë së Madhe kur ai ishte vetëm 6 javësh.
  » Blerim Xhemajli qëndron në Itali
  » Jangbojsat fituan kundër Bazelit me penallti mbas mbarimit të lojës
  » Një barazim triller
  » Vështirësi të reja për FC Bazelin
  » Kliçko do të ndeshet në stadiumin e futbollit
  » Povetkin është gati të ndeshet me Kliçkon
  » Nga Tirana në Kopenhagë vazhdë humbjesh
  » Kombëtarja jonë shkon në Danimarkë
  » Shqipëria u mund në Tiranë nga Hungaria
  » Sonte Shqipëria pret Hungarinë



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]