E Shtunë, 04.20.2024, 12:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vdes në aksident rrugor ish kampioni botëror i boksit Xhovani Parizi
E Enjte, 03.26.2009, 08:16am
Voal-online - Ish kampioni olimpik dhe botëror i boksit Giovanni Parisi ka vdekur në një aksident rrugor në segmentin e Voghera-s. Vetura me të cilën udhëtonte, aty nga ora 20:40 është ndeshur me një kamion. Parisi, 42 vjeç, ardhur nga Vibo Valentia e prej shumë vitesh vendosur në Voghera, ka vdekur menjëherë. Parisi ishte një ish kampion përherë i adhuruar e i përshëndetur nga publiku italian, ngaqë ky vend ka pak figura të tilla në boks. Publiku i tij nuk ka harruar kurrë karrierën e tij të gjatë, në të cilën Parisi dëshmoi teknikë, shpejtësi, duke u bërë i padsikutueshëm në boksin italian të viteve nëntëdhjetë. Këtë popullaritet Parisi e fitoi së pari në Seul më 1988. Mbetet historike fitorja e tij në finalet olimpike kundër rumunit Dumitrescu: në më pak se një raund, me një kombinim në shpejtësi hyn në histori.

Tre zviceranë në kupën finale botërore të Las Vegasit


E Mërkurë, 03.25.2009, 11:14am
Voal-online – Për herë të parë që prej dhjetë vjetësh marrin përsëri pjesë tre zviceranë në garat e vrapimit me kuaj në kupën finale të Las Vegasit. Pranë Daniel Etter, fituesit të fundit në Hertogenbosch (Hollandë), dhe Steve Guerdat është kualifikuar edhe Christina Liebherr në garën që zhvillohet midis 16 dhe 19 prill. Për dy herë fituesen evropiane e medaljes së argjendë prej vitit 2005, mjaftoi vendi i katërt në garën kualifikuese me No Mercy për të marrë pjesë në garën finale në Amerikë. Amazona nga Riaz bei Bulle ia ka arritur në këtë mënyrë qëllimit të saj të parë të këtij stinori: “No Mercy e dëshmoi veten në formë të shkëlqyer. Ai është që nga fillimi i vitit sërish për mrekulli. Në Hollandë ia kam shtuar atij ngarkesën. Dhe ia ka dalë më së miri.“
Inter prapë shtatë pikë përpara
E Hënë, 03.23.2009, 01:17pm

Voal-online – Juventusi me fitoren 4:1 kundër AS Roma shpresonte se do ta shkurtonte largësinë me Interin në katër pikë. Por milanezët kanë pasur gati përgjigjen e duhur duke fituar 3:0 kundër Reggina, duke mbajtur largësinë shtatë pikëshe në fuqi. Inter  e filloi periudhën pranverore me stadiumin Meazza plot e përplot. Që në minutën e 6-të Esteban Cambiasso shënoi 1:0 për zikaltrit. Më vonë, pas një ndalimi të driblingut të Carlos Valdez nga Alessandro Mancini, prej pikës së faullit Zlatan Ibrahimovic shënoi 2:0 (10 gola në këtë stinor.). Suedezi pati edhe raste të tjera shënimi. Raste të tilla patën edhe kolegët e tjerë të skuadrës. Edhe kundërshtarët humbën raste të pastra për shënim. Në minutën e 58-të përsëri Ibrahimovic me një gjuajtje të fortë arrin 3:0. Ekipi i Reggina-s nuk kishte shans edhe në rastet që iu paraqitën më vonë. 

Kliçko e hodhi Gomezin nokaut
E Djelë, 03.22.2009, 08:24am
Voal-online - Kampioni botëror Vitali Klitschko e ka mbrojtur titullin e tij në versionin World Boxing Council (WBC) me sukses. Boksieri 37 vjeç i peshave maksimale, nga Ukraina, fitoi kundër kubanit Juan Carlos Gomez në Hanns-Martin-Schleyer-Halle të Shtugartit me nokaut teknik në raundin e nëntë. Për Klitschko ky ishte suksesi i dytë i radhës pas pushimit katërvjeçar nga plagosja. I përkëdheluri i trainerit Fritz Sdunek e përmirësoi rekordin e ndeshjeve me 37 fitore në 39 duele. Sfidanti Gomez arkëtoi në ndeshjen e tij të 47-të profesioniste humbjen e tij të dytë. Klitschko falënderoi 12500 shikuesit për mbështetjen e tij të pandërprerë dhe tejet entusiaste. Dhe e lavdëroi kundërshtarin e tij: „Ai ka cilësi tejet të mira grushtmarrëse.” Klitschko luftoi shumë i përqëndruar, por iu desh gjithsesi të punojë rëndshëm.
Gomez e Kliçko bëjnë duel kërcënimesh
E Martë, 03.17.2009, 03:41pm
Voal-online – Pesë ditë përpara se ta marrin fjalën grushtet, kampioni botëror i peshës më të rëndë Vitali Klitschko dhe sfidanti i tij Juan Carlos Gomez i kanë dendësuar përleshjet gojore kundër njëri tjetrit. „Unë do t’ia japë atij një mësim të mirë, i cili do të Zgjasë vetëm për pak çaste,“ ka thënë kampioni 37 vjeçar i WBC nga Ukraina kubanit në një konferencë shtypi në prag të ndeshjes së shumëpritur. „Kjo do të jetë ndeshja më e keqe e jetës së tij.“ Gomez, më herët kampion botëror i peshës deri 90 kilogram, ia ka kthyer me një monedhë edhe më të shtrenjtë, duke e kërcënuar: „Unë do ta ha të gjallë kampionin Vitali. Unë jam Pantera e Zezë. Unë jam boksieri më i mirë.” Të dy boksierët ishin provokativë në prag të “grushtimit” në kuadrin e World Boxing Councils.
Orhan Mustafi e çoi drejt fitores FC Bazelin
E Djelë, 03.15.2009, 01:40pm

Voal-online – Në takimet e 24-ta të Axpo Super League përsëri FC Basel ka marrë kreun e tabelës së klasifikimit. Përcaktues i rezultatit të ndeshjes ishte 18 vjeçari Orhan Mustafi. Në ndeshjen e tij të pestë në Axpo Super League, lojtari shqiptar i ardhur nga Maqedonia, i cili verën e shkuar kaloi nga Zyrihu te Bazeli, goditi dy herë në rrjetë. Është hera e dytë që Mustafi bën dy gola në të njëjtën ndeshje që pre debutimit të tij në fillim të gushtit kundër Vaduzit. Mustafi në minutën e 41-të e çoi në 1:0 Bazelin, i cili u përfshi në ndeshje në rol sulmues vetëm për shkak të sëmurjes së Marco Streller dhe largimit të Eren Derdiyok në fillim të ndeshjes. Ai shfrytëzoi një goditje këndore nga Carlitos për të shënuar golin e parë të ndeshjes.

Katër minuta më vonë u detyrua të fishkëllente përsëri Scott Chipperfield për një gol tjetër.

Roxher Federer nuk do të ketë trainer Derën Këhillin
E Enjte, 03.12.2009, 10:39am
Voal-online - Roger Federer do të jetë në turneun e ATP në Indian Wells si dhe në veprimtaritë e mëvonshme edhe më tej me trainerin Severin Lüthi. Traineri australian Darren Cahill hoqi dorë nga interesimi që kishte treguar më parë ndaj Federerit. Federer dhe Cahill deri javën e shkuar patën një orvatje për bashkëpunim midis tyre. Federer thotë: „Darren Cahill më pati telefonuar pas turneut të Australian Open dhe më pati pyetur nëse unë, nga ana ime, kisha interes që të punonim bashkë. Pasi unë, për arsye të problemeve me shpinën, m’u desh të heq dorë nga turneu në Dubai dhe nga Davis Cup, koha për të biseduar për këtë problem qe e bollshme. Pasi biseduam hollësisht dhe me ngè, vendosëm që të mos punojmë bashkë.“ Një bashkëpunim me Cahill, gjithsesi, do të kishte qenë problematik. Cahill (43 vjeç) jeton me familjen e tij (dy fëmijë; 4 dhe 8 vjeç) në Las Vegas; Federer e kalon pjesën më të madhe të kohës në turnè, pjesën e mbetur në Zvicër.
Daniel Albreht ka përmirësime të mëdha shëndetësore
E Martë, 03.10.2009, 08:37am
Voal-online – Gjendja shëndetësore e Daniel Albrecht, i cili më 22 janar u aksidentua gjatë stërvitjes në Kitzbühel të Austrisë ka përmirësime të ndjeshme. Ai i kryen të gjitha shërbimet ditore ndaj vetes pa ndihmën e kujt. Lajmin e mirë e dhanë menaxherët e tij, nga

Agentur GFC von Giusep Fry në Kur, të hënën, në komunikatën e posaçme, ku thuhet ndër të tjera: “Ai ka bërë përparim të madh shëndetësor.“ Këtë e deklaronte Giusep Fry pas vizitës së fundit që ia ka bërë sportistit në Inselspital Bern, ku ai ka kaluar nga reparti i trajtimeve intensive në repartin e trajtimeve normale. Albrecht është shumë më i qetë dhe me humor shumë të mirë për gjendjen dhe perspektivën e tij. Sipas komunikatës së lëshuar nga Fry, ai nuk ka më probleme shëndetësore. Albrecht pati një paraqitje të suksesshme në veprimtarinë e Kitzbühel në fillim të dimrit, çka ia ndërpreu aksidenti stërvitor. Gjatë kohës që ka qëndruar në spital ai vazhdimisht është informuar për mbarëvajtjen e kampionatit botëror të skuve dhe ka përjetuar kënaqësinë e sukseseve të kolegëve dhe kolegeve të tij si zviceranë si Carlo Janka, Didier Cuche dhe Lara Gut, të cilët ai i ka uruar për medaljet e fituara.

Super-Pipo rikthen në skenë Milanin
E Djelë, 03.08.2009, 08:45pm
Voal-online - Në raundin e 27 të ndeshjeve të Serisë A „SuperPippo“ ia dha fitoren 3:0 Milanit kundër një skuadre të dobët të Atalantës së Bergamos. Në këtë mënyrë Inzaghi e shikon veten në kuotën e 298 golave. Në një Milan të përmirësuar, por që ende nuk t’i kujton kohët e tij më të mira, shkëlqyen edhe Philippe Senderos dhe David Beckham, i cili, në mungesë të sulmuesve Kaka, Ronaldinho dhe Seedorf pati rastin ta dëshmonte veten për agresivitetin e tij. Bologna ishte gjithsesi e suksesshme me 3:0 kundër Sampdoria së Gjenevës (Ziegler luajti deri në minutën e 83-të, Padalino u nxuar nga loja). Rezultatet e javës: Milan - Atalanta Bergamo 3:0 (1:0). - Golat: 7. Filippo Inzaghi 1:0. 71. Filippo Inzaghi 2:0. 74. Filippo Inzaghi 3:0. Bologna - Sampdoria 3:0 (1:0). - Golat: 45. Di Vaio 1:0. 87. Di Vaio 2:0. 91. Di Vaio 3:0.  Catania - Siena 0:3 (0:1). - Golat: 9. Maccarone 0:1. 70. Ghezzal 0:2. 90. Jarolim 0:3.  Chievo Verona - Cagliari 1:1 (0:1). - Golat: 28. Jeda 0:1. 55. Makinwa 1:1. Fiorentina - Palermo 0:2 (0:0). -- Golat: 48. Simplicio 0:1. 56. Miccoli 0:2.  Napoli - Lazio Rom 0:2 (0:0). - Golat: 57. Rocchi 0:1. 65. Rocchi 0:2. Rezultate të tjera:  Lecce - Reggina 0:0. Të shtunën luajtën: AS Roma - Udinese 1:1 (0:0). Gjenova - Inter 0:2 (0:1). Torino - Juvenuts Turin 0:1 (0:0).
Falë Vavrinkës Zvicrës i ngjallen shpresat për paraqitje të mirë në Kupën Deivis
E Shtunë, 03.07.2009, 09:05am

Voal-online - Në Alabama të Amerikës Stanislas Wawrinka (ATP 16) realizoi kundër James Blake (ATP 13) me 3:6, 6:4, 6:3, 7:6 (7:3) në tri orë befasinë e parë të vogël. Kjo bëri të mundur që ekipi zviceran të fitonte kundër Numrit 2 amerikan dhe të ngjallë shpresat për një sensacion të ri, madje kësaj radhe edhe pa Roger Federer. Wawrinka mundi James Blake, ndonëse ende nuk e ka arritur formën e tij të plotë sportive në këtë stinor. Ai e filloi ndeshjen dobët, nervoz dhe i hutuar. Edhe prania e madhe e publikut (16000 shikues) ndikuan në fazën fillestare të ndeshjen. Në fillimin e raundit të dytë të ndeshjes Wawrinka filloi të jepte shërbime të sakta, duke e gjtur gradualisht veten. Triumfi mbi Blake është fitorja më e rëndësishme që Wawrinkas arrin deri tani në veprimtaritë Davis Cup. Katër vjet më parë ai pati mundur Andy Murray-n, në një kohë kur britaniku nuk ishte afirmuar ende si talent në tenisin botëror.

  » Vitali Kliçko gati për sfidën
  » Deivid Bekëm tek Milani se tek Milani
  » Taiger Uds mundet, largohet para kohe nga turi
  » Venus Uilliams në kuotën e fitores së 40 turneve botërore të tenisit
  » Sa e vonuar statuja për Panajot Panon!
  » Beckham kthehet në Galxy
  » Majkëll Shumaker bie nga motoçikleta përplas kokën në asfalt
  » Shqipëria pa gola përballë Maltës
  » Laura Gut përsëri medalje të argjendë
  » Los Angeles Galaxy hedh poshtë ofertën e parë për Bekam



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]