E Enjte, 06.20.2019, 12:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SPORT
 
Vdes çiklisti belg Nolf, merrte pjesë në Turin e Katarit
E Enjte, 02.05.2009, 06:40pm
Voal-online - Nolf, që do të mbushte 22 vjet më 10 shkurt, është gjetur pa jetë në dhomën e tij në katin e 14-t të Hotel Ritz-Carlton ku banonte bashkë me një prej shokëve të skuadrës, belgun Kristof Goddaert. Pikërisht ky ka dhënë alarmin në orën 9 të mëngjesit, pasi ka konstatuar se kolegu nuk ishte zgjuar. “Jam përpjekur t’ia tund këmbën Frederiek-ut, duke i thënë të zgjohet, por shpejt e kam kuptuar se diçka nuk shkonte, ia kam kapur dorën dhe e kishte të ftohtë…pulsi nuk i rrihte - ka treguar drejtori sportiv i Topsport Vlaanderen, Jean-Pierre Heynderrickx – “Atëherë i kam thënë Kristofit të largohet nga dhoma...” Mjeku pastaj ka konstatuar vdekjen e sportistit të ri.
Deivid Bekam: Dua të rri tek Milan
E Enjte, 02.05.2009, 07:37am

Voal-online – „Dua të rri tek Milan. » Kështu David Beckham ka shpallur se nuk ka ndërmend të largohet nga Milani, ku ai gjendej përkohësisht i transferuar deri më 9 mars. Pohimin e ka bërë në mbarim të ndeshjes miqësore në Glasgow David. Beckham ka deklaruar se nuk ka ndërmend të rikthehet tek Los Angeles Galaxy. “Kam zbulluar një feeling të madh, do të më pëlqente të qëndroj me Milan,” ka përsëritur. “Këta muaj që kam qenë në Milano më kanë shërbyer për të kirjuar mirëbesim me mjedisin milanez. Më pëlqen dhe dëshiroj të qëndroj.” Më pëlqen dhe dëshiroj të qëndroj.” Ndeshja në Glasgow ka pasur një shije të veçantë për anglezin. “Ka qenë një mënyrë për ta rijetuar futbollin britanik të cilin për shumë vite e kam ushturar,” e ka përfunduar deklaratën.

Çfarë është Australian Open


E Hënë, 02.02.2009, 05:16pm
(Voal-online) Përpara 20 vitesh një udhëtim deri përtej Oqeanisë, pra në Australi, zgjaste plot 45 ditë, prandaj ishte e pamundur të organnizoheshin veprimtari të mëdha ndërkombëtare. Kështu që Australian Open nuk e ka shkëlqimin e Roland Garros ose mitin e Wimbledon. Takimi i parë i Grand Slams, veprimtarive të mëdha vjetore të tenisit, me pjesëmarrjes nga Azia dhe nga Oqeania, filloi më 1905 në Melbourne. Arsyeja pse ata grumbulloheshin në Australi ishte pikërisht e njëjta që sapo përmendëm – një udhëtim prej atje për në Europë, apo nga Europa për atje, zgjaste me anije plot 45 ditë. Deri atëherë ekzistonin vetëm „kampionatet auzaustraliane“ („Australasian Championships“), sepse ende kjo veprimtari nuk e kishte marrë emrin e turneut botëror të tenisit.
Kardinalët ndalen, Pitsburgu fiton kampionatin amerikan të superbollit
E Hënë, 02.02.2009, 08:50am
Presidenti Barack Obama e ka ndjekur nga një sallon i Shtëpisë së Bardhë ku kishte ftuar disa anëtarë të Kongresit e pasi ia kishte dhënë televizionit NBC (që e ka të drejtën e transmetimit të Super Bowl) një intervistë të gjatë të drejtpërdrejtë pak para ndeshjes. Koncerti tradicional i mesit të ndeshjes ka pasur si protagonist Bruce Springsteen. Boss ka kënduar katër këngë. Në ceremoninë e hapjes mes mysafirëve të nderit të paraqitur para ndeshjes si heronjtë amerikanë ishte krejt ekuipazhi i avionit US Airways të zbrtiur javëve të shkuara në lumin Hudson, New York. Monedhën e fillimit të ndeshjes e ka hedhur gjenerali David Petraeus, njeriu që ua ka ndërruar rrjedhën ngjarjeve në Irak.Merret vesh se shikuesit e programit ishin njëqind milionë, sa ishte parashikuar.
Nadal triumfon kundër Mbretit Federer në Australian Open
E Djelë, 02.01.2009, 08:31pm
Gjatë dorëzimit të kupave, Federer nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe ia ka plasur të qarit në transmetim të drejtpërdrejtë të mediave, aq sa nuk ka arritur të flasë: “Ndoshta do të fitoj herën tjetër,” ka thënë pastaj kampioni nga Bazeli. “Të lumtë Rafa, ke luajtur në mënyrë të pabesueshme dhe e meriton. Ka qenë një finale tjetër fantastike,” ka thënë më në fund Federer. Nadal e ka përqafuar bazilezin: “Është gjithnjë kënaqësi të luaj me ty. Je një kampion shumë i madh dhe jam i sigurtë se do ta kalosh Pit Samprasin,” ka thënë sallaksi spanjoll. “Kjo ëndërr e jotja do të realizohet,” ka shtuar.
Australian Open - Roger Federer shkëlqen - Gjokoviç dorëzohet
E Djelë, 02.01.2009, 04:52pm
27 Janar - Voal-online - Në çerek finalet e Australian Open përfundoi ëndërra e serbit Novak Djokovic i cili nuk arriti që të mbronte titullin e tij. Në fushën e tenisit në Melbourne, Djokovic nga stresi i madh detyrohet që ta braktisë fushën ndërsa po ndeshej me amerikanin Andy Roddick i cili ishte në epërsi të padiskutueshme. Serbi hoqi dorë pas një gjendje fizike të dobësuar. Në fillim ka kërkuar një stop për t’u vizituar nga mjeku, pastaj ka provuar që ta rivazhdojë lojën por më kot, duke u detyruar që të dorëzohet.
Milan sfidoi Mançester Siti dhe Kakà sfidoi sheikun miliarder
E Djelë, 02.01.2009, 04:49pm
20 Janar - Voal-online _ Kakà do të qëndrojë me Milan. Tani nuk bëhet më fjalë për transferimin e Kakà në Manchester City, duke u hedhur në erë një mal me para. Garry Cook, presidenti ekzekutiv i klubit anglez bën me faj Milan: "Kakà ishte në shitje, por ne nuk arritëm kurrë që të flisnim vetëm me lojtarin brazilian. Sipas opinionit tim, Milan e ka izoluar, e ka blinduar, duke e vënë nën presion të politikës dhe të opinionit publik”. Dhe Cook vazhdon mllefin kundër Milanit të Berluskonit, si shkaktar të ndryshimit të skenarit. Cook sulmon dhe avokatët e lojtarti : "Kemi folur edhe me të jatin, i cili ishte shumë i interesuar për propozimin ".
Sheiku Mansur deklaron: "Kakà është tashmë lojtar i Manchester City"
E Djelë, 02.01.2009, 04:48pm
17 janar - Voal-online - Marrëveshja e shekullit u arrit, Kakà u shit nga Milan dhe u ble nga Mançester Siti. Lojtarit do t’i jepen 500 mijë Euro për javë, ndërsa skuadrës së Milanit iu dhanë 115 milionë Euro. Pas kësaj pati shpërthim kritikash. Sir Alex Ferguson tha se "Nuk bëhet kështu me skuadrat", ndërsa tifozët e Milan protestuan kundër shitjes. . Por përpara ofertës legjendare të sheikut Mansour, ofertë që ka arritur në kohë krize ekonomike, askush nuk mund të kthehet prapa. Milan do të marrë 115 milionë Euro, ndërsa Kakà 15 milionë Euro në vit. Këtë ofertë ardhur në kohë krize, nuk mund ta kundërshtojë as vetë Kryeministri i Italisë.
Xhixhi Bufon portieri më i mirë në historinë e futbollit
E Djelë, 02.01.2009, 04:30pm

19 Janar - Voal-online - Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika e Futbollit (Iffhs) ka përcaktuar Gigi Buffon si portierin  më të mirë në historinë e futbollit. Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika e Futbollit (Iffhs) e ka publikuar një klasifikim të 50 portierëve më të mirë në botë, duke filluar nga viti 1987. Portieri i kombëtares italiane dhe portieri i Juventusit e ka kaluar portierin danez Peter Schmeichel dhe spanjollin Iker Casillas. Në dhjetëshen më të mirë të portierëve hyjnë edhe gjermani Kahn, paraguaiani Chilavert, italiani Zenga dhe holandezi Van der Sar.

Kristian Ronaldo - Fifa World Player - Topi i Artë - s'kualifikoi argjentinasin Lionel Messi
E Djelë, 02.01.2009, 04:28pm
13 janar - Voal-online - Është Kristian Ronaldo fituesi i  "Fifa World Player" 2008. Futbollisti i jashtëzakonshëm i Manchester United, 23 vjeç, është vlerësuar si lojtari më i mirë i vitit. Ky vlerësim i ka ardhur nga qeveria e futbollit botëror, që është FIFA. Ceremonia u zhvillua në Zürich. Ronaldo fitoi edhe “Topin e Artë” me 938 pikë duke s’kualifikuar argjentinasin që luan me skuadrën e Barcelonës Lionel Messi që fitoi 678 pikë, brazilianin Kakà (Milan), spanjollin Fernando Torres (Liverpool) dhe Xavi Hernandez (Barcelona).
  » Djaloshi 60 vjeçar Xhorxh Forman - I dyti në botë pas Muhamet Aliut
  » Ronaldo i palënduar në aksident
  » Sporti zviceran më 2008 - Kançelara zbriti Federerin në vendin e dytë
  » Kreshnik Qato Kreshniku - Boksieri Qato mbron titullin e kampionit të botës në Uashington
  » Hollifild thotë se do ta vazhdojë aventurën e boksit
  » Muhamet Aliu në ndeshjen Hollifild-Valujev më 20 Dhjetor në Zürich
  » Nadal triumfon kundër Federer në Australian Open
  » Ronaldinho dhe bota e tij: "Me Romën do të jetë një spektakël"



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Qershor 2019  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30            
 

 
VOAL
[Shko lart]