VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Korine Mauh është kryetare e re e qytetit të Zyrihut
E Hënë, 03.30.2009, 03:03pm (GMT1)

Voal-online -Socialdemokratja Corine Mauch, në raundin e dytë të zgjedhjeve, zhvilluar dje, është zgjedhur kryetare e qytetit të Zyrihut.

Mauch mori gjithësejt 41 745 vota, ndërsa konkurentja e saj Kathrin Marelli, nga FDP-ja mori gjithësejt 30 851 vota.

Në raundin e parë zgjedhor, zhvilluar më 9 shkurt, Marelli kishte një përparësi të lehtë ndaj kundërshtares. Ajo mbeti e zhgënjyer nga përmbysja e rezultatit të votimeve në raundin e dytë zgjedhor.

Kandidatja e FDP-së pati pasur në raundin e parë zgjedhor mbështetjen e SVP. Në mungesë të kësaj përkrahjeje në raundin e dytë, Martelli e humbi garën zgjedhore përballë kundërshtares socialdemokrate.

 

 



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.