VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Më 2025 njëri në çdo dy zviceranë do të ketë diplomë të lartë
E Mërkurë, 04.01.2009, 12:01pm (GMT1)

Voal-online - Zyra Statistikore parashikon që në vitin 20025 50 për qind e zviceranëve do të kenë një arsim të lartë. Aktualisht njëri në çdo tre zviceranë e ka këtë shkallë të arsimimit. Kjo e tremb deputetin e SVP Oscar Freysinger, anëtar i Komisionit Parlamentar për arsim, i cili thotë: "Atëherë do ta kemi gjendjen si në Francë, cilësia e arsimimit do të ishte tejet e ulët." Ai druhet se do të ketë sidomos rënie të nivelit në gjimnazet, për shkak të mospërgatitjes së duhur të mësuesve. Edhe për deputetin e CVP-së Gerhard Pfister cilësia e arsimit është në rrezik. Ai mendon se sa më e kollajshme do të jetë marrja e diplomave në institutet profesionale apo në universitetet aq më e vështirë do të jetë që të diplomuarit të integrohen në ekonominë zvicerane. Sipas të njëjtit ent statistikor, jo vetëm zviceranët, edhe të huajt që jetojnë këtu do të jenë përherë më të arsimuar. Një në çdo dy të huaj që jeton në Zvicër do të ketë një diplomë të lartë.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.