VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vende të reja pune me paratë e shtetit
E Djelë, 04.05.2009, 03:39pm (GMT1)

CVP dëshiron të krijojë 10 000 vende pune për të rinjtë.

 

Voal-online - SonntagsZeitung, gazeta e të dielave e Zyrihut, shkruan në numrin e 5 prillit 2009 se kryetari i CVP Christoph Darbellay, menjëherë pas samitit të G-20 në Londër, nga pozitat e numrit një të partisë qytetare zvicerane, ka bërë propozime konkrete për një paketë të tretë koniunkturë në Zvicer. Deri tani vetëm sindikatat dhe SP-ja kishin kërkuar krijimin e një programi masiv shtetëror të investimeve në këtë fushë. Kryesia e CVP ka dalë të premten me një komunikatë të saj. Në qendër të komunikatës janë masat që duhen marrë për fuqinë punëtore të zviceranëve dhe zviceraneve. Komunikata përmbante edhe ide të tjera risuese (inovative). Ajo kërkon që Lidhja e Sipërmarrësve të përkrahë të rinjtë dhe të kualifikuarit që kërkojnë të punësohen. Konkretisht CVP kërkon që shteti të subvencionojë çdo muaj 1000 franga zvicerane për rrogat e tyre. Në tërësi kjo parti kërkon që shteti të financojë krijimin e 10 000 vendeve të reja të punës për të rinjtë. Kjo parti kërkon gjithashtu të merren masa përkrahëse për të papunët e tjerë që kërkojnë të riintegrohen në tregun e punës. Për këtë do të informohet më së miri Ministrja e Ekonomisë, me përkatësi nga CVP, Doris Leuthardt. Lidhur me këto propozime do të merren vendime në qeverinë zvicerane në muajin qershor të këtij viti.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.