VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHBA dhe Zvicra do të rinegociojnë traktatin mbi taksat
E Martë, 04.07.2009, 07:56am (GMT1)

Zëri i Amerikës - Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra do të rinegociojnë traktatin e tyre mbi taksat për të bërë më të lehtë kapjen e personave që u shmangen taksave.

Sekretari amerikan i Thesarit, Timothi Gajtner tha dje se shpreson që marrëveshja të arrihet pa vonesë. Ai tha se do të vazhdojë të kërkojë transparencë nga vendet e tjera në emër të taksapaguesve amerikanë.

Bisedimet për një traktat të ri do të hapen në Bernë më 28 prill.

Shtetet e Bashkuara gjobitën bankën e madhe zvicerane UBS me 780 milion dollarë sepse kishte ndihmuar disa klientë të fshihnin pasuritë për t'ju shmangur taksave. UBS ka rënë dakord të dorëzojë emrat e 300 klientëve që dyshohen për evazion fiskal. Ajo ka rënë dakord gjithashtu të zbutë disa nga rregullat që lidhen me sekretin e saj bankar.

Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha të botës premtuan në takimin e nivelit të lartë në Londër javën e kaluar se do të marrin masa më të rrepta kundër bankave në territore që përjashtohen nga taksat dhe ku shumë biznese apo njerëz të tjerë të pasur fshehin pasuritë e tyre. Voal-online.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.