E Enjte, 03.28.2024, 05:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Swissmetro - Zvicra futuristike ala Zhul Vern
E Mërkurë, 04.08.2009, 09:15am (GMT+1)

Swissmetro Zvicra futuristike ala Zhul Vern

 

Voal-online - Swissmetro është një projekt i transportit futuristik të Zvicrës, që bazohet  në një rrjet nëntokësor tunelesh që përshkohen nga trene të tipit Maglev me tërheqje manjetike ku shpejtësia arrin deri në 500 kilometra në orë. Një teknologji e tillë e tipit të romaneve fantastike të shkrimtarit francez Zhul Vern do të shkurtonte në kohë rekord udhëtimet midis qyteteve zvicerane, duke i bërë ata që të jenë lagje të njëri-tjetrit. Për shembull udhëtimi midis Zürichut dhe Bernës nga 60 minuta me trena intercity do të reduktohej në 12 minuta, ndërsa ai nga Baseli në Zürich do të shkurtohej deri në 7 minuta përmes rrugës Swissmetro, pra permes një metroje gjigande që do ta përshkojë Zvicrën tej e ndanë.

 

Rrjeti i metrosë, do të funksiononte nga dy tunele paralelë me diametër 5 metra seicili, dhe me një distancë prej njëri-tjetrit nga 25 metra. Në fillim është diskutuar edhe për një tunel të përbashkët me dy sense të kundërta, por që më pas është lënë mënanë për shkak të kostove që do të ishin 30 % më të mëdha se këto me dy tutele veç e veç.

 

Të dhënat e kësaj metroje fantastike janë si më poshtë:

 

Kjo lloj metroje siç e thamë më sipër mbështetet në tërheqjen manjetike me këto karakteristika:

Vende per t'u ulur: 208

Gjatësia e vagonit: 80 metra

Diametri i vagonit: 3,2 metra

Numeri i portave per çdo vagon: 4

Pesha: 50 ton

Shpejtësia: 500 km/orë

 

Stacionet e metrosë

 

Stacionet e metrosë do të jenë të lokalizuara në afërsi të stacioneve të trenit, dhe do të ketë komunikim dje lidhje midis tyre permes ashensoreve, që to të jenë të dy niveleve: njëri do të jetë niveli  superior ku do të jenë resepsionet dhe kontrollet check in dhe njëri i nivelit inferior, që do të lejonte hypjen dhe zbritjen e pasagjerëve nga trenat në metro dhe anasjelltas.

 

Rrjetet e Swissmetrosë

 

Për realizimin e këtij projekti gjigand janë përgatitur shumë projekte. Siç e thamë më lart, në fillim ishte parashikuar që të ndoertohej një tunel i vetëm me dy korsi të kundërta me njëra-tjetrën. Më pas ky projekt u rrëzua dhe u zëvendësua me këtë që është sot . Metroja do të kalojë nga dy boshte kryesore, atë Lindje-Perëndim dhe anasjelltas , si dhe Jug-Veri dhe anasjelltas, duke kaluar nëpër qytetet Gjenevë, Lozanë, Bernë, Lucernë, Zürich, San Gall, Basel, Kur, Sion, Belincona.

 

Kostoja e Projektit

 

Sigurisht është fjala për një projekt megagjigand, i cili kërkon po ashtu një investim të përmasave super gjigande. Sipas analizave të bëra nga shoqëria Swissmetro AG në vitin 1997, investimi që do të duhej arrinte deri në 34.635 milionë franga zvicerane.

 

Disa nga etapat kronologjike

 

1974: Rodolphe Nieth zhvillon projektin Swissmetro: një metropolitanë me ngritje magnetite.

1981: projekti merr mbështetjen e një grupi profesorësh të Politektnikut të Lozanës.

1985: projekti paraqitet në Parlament: kostoja totale e linjave Sent Galen-Gjenevë dhe Bazel-Kiaso është 25 miliardë franga zvicerane.

1986: Këshilli federal hedh poshtë një studim të faktibilitetit.

1991-1993: një studim parparak dhe një i faktibilitetit nga Politekniku i Lozanës e përshkruajnë Swissmetro si të mundshëm dhe rentabël. Aksi Sent Galen- Gjenevë kushton 14 miliardë euro, paguar përgjysmë nga qeveria dhe sektori privat. Studimi u prit me skepticizëm.

1992 : themelohet në Berna shoqëria Swissmetro AG.

1997: Swissmetro AG kërkon koncesion për ndërtimin e një linje pilot mes Gjenevës e Lozanës.

1999: Këshilli federal pranon kërkesën për trajtim eksperimental, por vetëm nëse ekzistojnë mundësitë finanziare. 2002: Swissmetro pëson një vendnumëroa pas deklarateve negative të ministrit të transportit Moritz Leuenberger (Moric Loienberger), mbi mundësinë e realizimit të projektit.

Projekti  Swissmetro nuk është braktisur përfundimisht, madje për t'i dhënë jetë është duke u marrë një optikë evropiane: projekti Eurometro./Elida Buçpapaj

 

 

 

./Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA dhe Zvicra do të rinegociojnë traktatin mbi taksat (04.07.2009)
Vende të reja pune me paratë e shtetit (04.05.2009)
Më 2025 njëri në çdo dy zviceranë do të ketë diplomë të lartë (04.01.2009)
Korine Mauh është kryetare e re e qytetit të Zyrihut (03.30.2009)
Zvicra e mbajti zotimin për fitore (03.29.2009)
Hicfeldi luan me ekipin e tij të zemrës (03.27.2009)
Një piramidë mbi alpet zvicerane, një kullë e re Eifel! (03.25.2009)
La Repubblica: Zvicra dhe Italia i verfikojnë kufijtë alpinë (03.24.2009)
Dario Kolonja fitoi kupën e botës në turin suedez të skive (03.23.2009)
SonntagsZeitung: Ministrat zviceranë shuplakë ndaj ministrit gjerman të Financave (03.22.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]