VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Le Matin

Loitard: Nuk është një papunësi e rëndë


E Shtunë, 04.11.2009, 04:17pm (GMT1)

Voal-online  - Gazeta zvicerane në frëngjisht "Le Matin" boton sot, e shtunë, një intervistë me ministren e ekonomisë Doris Leuthard. Në këtë intervistë Leuthard ka theksuar se situata për sa i përket papunësisë nuk është e rëndë. Më shqetësues, sipas ministres së ekonomisë, është përkeqësimi i fuqisë blerëse i parashikuar për vitin e ardhshëm. «Është shumë e rëndësishme, » ka theksuar ajo, «që pavarësisht rritjes së kostos së jetesës, njerëzit me rroga ta vazhdojnë jetën e tyre si më parë ». Të rinjve që i mbarojnë studimet në vitin 2010 ministrja e ekonomisë iu ka rekomanduar të ndërmarrin një formim arsimor «edhe jashtë vendit ». Papunësia në Zvicër është 3,4 për qind, në një kohë që në vendet e hapësirës Euro kjo shifër është 8,4 për qind, ndërsa në SHBA ajo ka arritur në 10,4 për qind.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.