VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Roxher Federer u martua!
E Djelë, 04.12.2009, 12:18pm (GMT1)

Voal-online - Roger Federer është zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve. Kampioni I tenisit shpalli në vebsajtin e tij se ai u martua me të fejuarën e tij të një kohe të gjatë dhe ish lojtare e federatës botërore të tenisit WTA, Miroslava "Mirka" Vavrinec, në Zvicër të shtunën.

"Sot në mëngjes, në qytetin tim Bazel, rrethuar nga një grup i vogël miqsh të ngushtë dhe nga familja, Mirka dhe unë u martuam. Ishte një ditë tejet e bukur pranvere dhe një rast pabesueshmërisht gëzimsjellës," shkruante Roger Federer në blogun e tij. "Zotëria dhe Zonja Roger Federer ju dëshirojnë ju fundjavë të lumtur Pashkësh," iu uron të gjithëve tenisti.

Muajin e shkuar, Federer, fitues i 13 Grand Slam (garave të mëdha të federatës botërore të tenisit) shpalli se ai dhe Mirka janë duke pritur fëmijën e parë, djalë, I cili do të lindë në verë. Ata u njohën për herë të parë në Lojërat Olimpike të Sidneit 200 ku të dy përfaqësonin Zvicrën.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.