VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Bazelasi Peter Cumtor fiton çmiminPricker 2009 ose Nobelin e arkitekturës

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:42pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ZVICRA
 
Bazelasi Peter Cumtor fiton çmiminPricker 2009 ose Nobelin e arkitekturës
E Hënë, 04.13.2009, 05:31pm (GMT+1)

Voal-online Akitekti zviceran Peter Zumthor fitoi çmimin Pritzker 2009, çmimin Nobel të arkitekturës dhe vlerësimin maksimal botëror. Çmimin ai e fitoi për projektin e ristrukturimit të llixhave të Vals, në Zvicër. Dorëzimi i çmimit do të jetë më 29 maj në Buenos Aires e do të marrë 100 mijë dollarë.

Peter Zumthor ka lindur më 26 prill 1943 në Bazel si bir i një zdrukthëtari mobiljesh. Ai ishte çirak tek një marangoz më 1958 dhe studioi në shkollën e arteve të zbatuara në qytetin e tij duke filluar nga viti 1963. Ai studioi në Pratt Institute në Nju Jork në vitet 1960. Më 1968 u bë arkitekt për Departamentin e Ruajtjes së Monumenteve në kantonin e Graubyndenit (Graubünden). Puna në projekte restauruese e bëri atë të thellohet më tej në ndërtime dhe në cilësitë e materialeve të ndryshme ndërtimore fshatare. Teksa përvoja e tij u zhvillua, Zumthor ia arriti të ndërtrupëzojë njohuritë e tij ndaj këtyre materialeve në ndërtime moderniste dhe në detajizimin e tyre. Ndërtimet e tij shpalosën cilësitë prekëse dhe ndjesore të hapësirave dhe të materialeve në mënyrën më të natyrshme.

Më 1998, Zumthor mori çmimin Carlsberg Architecture Prize për dizajnet e tij të Kunsthaus Bregenz në Bregenz, Austri dhe Banjot Termale të Vals, Zvicër. Zumthor ka dhënë mësim në Institutin e Arkitekturës të Kalifornisë Jugore në Los Anxhelos, në Universitetin Teknik të Mynihut, në Akademinë e Arkitekturës Mendrisio, në Universitetin e Zvicrës Italiane dhe në Harvard Graduate School of Design. Më 1994 ai u zgjodh në Akademinë e Arteve në Berlin. Më 1996 u bë anëtar nderi i Lidhjes Gjermane të Arkitektëve (Bund Deutscher Architekten (BDA). Ai fitoi Çmimin Mies van der Rohe për Arkitekturën Evropiane më 1999. Zumthor punoi kryesisht larg mediave pjesërisht prej besimit të tij filozofik se arkitektura duhet vënë mbi gjithçka.  Shkrimet e tij të publikuara janë kryesisht narative dhe fenomenologjike. Tani

Zumthor po punon në studion e tij të vogël themeluar më 1979, në qytetin Haldenshtain (Haldenstein) Zvicër.

Zumthor pasqyron në arkitekturën e tij filozofinë e Heidegger. Në manifestin e tij arkitekturor, librin "Mendimi Arkitekturor", në kapitullin "Një mënyrë e të shikuarit të gjërave", ai argumenton në mënyrë filozofike veprën e tij arkitekturore. Emërues i përbashkët i kësaj filozofie është që arkitektura të jetë prekëse njësoj dhe njëkohshëm për të gjitha shqisat e njeriut. Arkiteti i koreografon materialet në bazë të cilësive të tyre ndjellëse të ndjesive. Guri i vjetër apo i ashpër, kromi, tunxhi, lëkura, kadifeja janë në bazën e ndjesive njerëzore të përftuara nga prekjet, kur njeriu është i veshur apo i zhveshur. Prekja, nuhatja, ndoshta edhe shijimi I këtyre materialeve janë të orkestruara në mënyrë të ngulët. Teatraliteti i ujit të rrjedhshëm dhe gurgullues është vënë në pah nëpërmjet dirtave natyrale dhe artificiale, me një terr të mjegullt sa edhe me një dritë të thellë dhe të ngjeshur. Janë gjetur përpjesëtimet e duhura mes masës së materialeve dhe atyre të mjediseve.  Zumthor ka synuar të nxjerrë në pah liturgjinë e larjes nëpërmjet ndjelljes së emocioneve.

Libri "Mendimi arkitekturor" synon të shprehë arsyetimet e Peter Zumthor në dizajnimin e ndërtesave të cilat t'iu flasin ndjenjave tona dhe kuptimeve tona në sa më shumë mënyra dhe njëkohësisht të zotërojnë një prani dhe një personalitet të fuqishëm e të pagabueshëm. Ky libër është ilustruar me fotografi me ngjyra nga Laura Padgett, realizuar në studion dhe shtëpinë e re të Zumthor në Haldenstein.

"Për mua ndërtesat mund të kenë një heshtje tejet të bukur, të cilën unë e shoqëroj me një kompozim të tillë, me një vetëdalje në pah, me një soliditet, me një prani dhe me një integritet, të ndërthurur me ngrohtësi dhe me ndjeshmëri të të njëjtës masë. Një ndërtesë që të jetë e tillë, që të jetë vetvetja, nuk duhet të përfaqësojë tjetërgjë përveç veten. Ndjesia të cilën përpiqem ta skalit në materialet është përtej ligjit të të gjitha kompozicioneve dhe përtej prekshmërisë, konkretësisë së tyre, era dhe cilësitë akustike janë më së miri elemente të gjuhës të cilën ne jemi të detyruar ta përdorim. Ndjesia trupëzohet kur unë arrij me sukses të sjell kuptimet e veçanta të materialeve të ndryshme në ndërtesat e mia, kuptime që mund të realizohen vetëm në këtë mënyrë të të ndërtuarit. Kur unë përqëndrohem në një vend a hapësirë të caktuar ku unë shkoj të realizoj një ndërtesë, kur unë përpiqem të përcaktoj thellësitë e tij, format, historinë dhe cilësitë e tij ndjesore, përfytyrimet e vendeve të tjera fillojnë të më vërshojnë në procesin e vëzhgimit: përfytyrime të vendeve të cilat I njoh dhe që dikur më lanë mbresa mua, përfytyrime të vendeve të rëndomta apo të veçanta të cilat I marr me vete si vizione të brendshme; përfytyrime të situatave arkitekturore, të cilat vijnë nga bota e artit, filmave, teatrit apo letërsisë."/Elida BUÇPAPAJ

Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Roxher Federer u martua! (04.12.2009)
Le MatinLoitard: Nuk është një papunësi e rëndë (04.11.2009)
Zvicra në kurrfarë liste të zezë (04.10.2009)
Swissmetro - Zvicra futuristike ala Zhul Vern (04.08.2009)
SHBA dhe Zvicra do të rinegociojnë traktatin mbi taksat (04.07.2009)
Vende të reja pune me paratë e shtetit (04.05.2009)
Më 2025 njëri në çdo dy zviceranë do të ketë diplomë të lartë (04.01.2009)
Korine Mauh është kryetare e re e qytetit të Zyrihut (03.30.2009)
Zvicra e mbajti zotimin për fitore (03.29.2009)
Hicfeldi luan me ekipin e tij të zemrës (03.27.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]