VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Neue Zürcher Zeitung

UBS - 8700 vende pune të humbura


E Mërkurë, 04.15.2009, 09:24am (GMT1)

 Voal-online Dy miliardë franga zvicerane humbje në tremujorin e parë të vitit 2009, 8700 vende pune të humbura gjithësejt, 2500 vende pune të humbura në Zvicër. Këto do të jenë disa nga të dhënat më të bujshme me të cilat UBS (Unioni i Bankave Zvicerane) do të paraqitet sot në raportin që do të mbahet në mbledhjen me aksionerët. Këtë e bën të ditur në numrin e sotëm e përditshmja e Zyrihut "Neue Zürcher Zeitung". Në faqen e saj në internet UBS jep sqarime më të hollësime në prag të mbledhjes së përgjithshme të aksionerëve e cila ka filluar në orën 10:00 të paraditës së sotme.

UBS është një kompani shërbimesh të ndryshme globale financiare, me zyrat e saj qendrore në Bazel dhe në Zyrih të Zvicrës. Ajo është menaxherja më e madhe në botë e aseteve private të pasurisë dhe banka e dytë më e madhe në Europë. Ajo ka një prani të madhe në Amerikë, si në qytetin e Nju Jorkut e tjerë. Po ashtu ajo është e pranishme edhe në 50 vende të tjera.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.