VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Popullsia e Zvicrës do të jetë në rritje të vazhdueshme
E Enjte, 04.16.2009, 04:10pm (GMT1)

Voal-online Popullsia helvetike brenda vitit 2030 do të jetë rritur nga 7,7 milionë në 8,3 milionë veta: rritjen më të madhe, sipas vlerësimeve të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave sot, e enjte, e regjistron në Cug (Zug).

Vetëm tri janë kantonet që nuk preken nga dukuria e rritjes së popullsisë në vitet e ardhshme. Ato janë Bazeli Qytet, Glarusi dhe Uri, ku do të ketë një rënie të popullsisë nga 0,5 për qind deri në 5 për qind.

Një plakje e përgjithëshme e popullsisë është parashikuar në gjithë Zvicrën: në Apencelin e Jashtëm dhe në Shafhauzën do të jetë pjesa më e madhe e pensionistëve, përkatësisht 29 për qind dhe 28 për qind.


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.