VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Lirohet Andreas Notter
E Shtunë, 04.18.2009, 02:51pm (GMT1)

Voal-online Andreas Notter, i dërguari i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, sekuestruar tre muaj më parë nga kryengritësit muslimanë në jug të Filipineve, është liruar.

Zvicerani nga Argau, 37 vjeçar, është braktisur nga pengmarrësit e tij gjatë një situate të përballjes me trupat e rregullta filipinase.

Pas lirimit, në komunkimet me të afërmit dhe me mediat, Andreas Notter ka deklaruar ndërkohë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe se gjatë pengmarrjes nuk është keqtrajtuar.

Pritet që në ditët e ardhshme Notter të marrë vendimin nëse do të vazhdojë të qëndrojë me familjen në Filipine dhe ta vazhdojë misionin e tij në kuadrin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.



Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.